‘ZVICËR E VOGËL’ LËPUSHA, MREKULLIA SHQIPTARE E TURIZMIT MALOR

Dimër, vere apo vjeshtë, turizmi malor në Lëpushe te Kelmendit duket fantastik në çdo stinë.

Ky vend magjik ndodhet pak kilometra larg nga qyteti i Shkodrës në një rruge plotësisht të asfaltuar

Lëpusha ka qenë një vend i rëndësishëm për kuvendet e mbarë kelmendasve dhe për festimin e përvitshëm të Shën Prendës (Logu bjeshkëve) Lëpusha është një vend i mrekullueshëm me potenciale për zhvillimin e turizmit malor për alpinizëm, rrëshqitje mbi borë, për njohjen e florës, gjuetinë e kafshëve të egra dhe kulinarinë tradicionale të zonës.

 

Kjo zonë edhe në dimër tërheq mjaft vizitore e turistë të huaj. Janë kryesisht ata që pëlqejnë ngjitjet malore, aventurën, sportet e borës dhe natyralistët.

 

Fshati ka kater grupime shtëpish, që shtrihen në dy pellgje ujëmbledhëse: në atë të Vermoshit dhe në atë të Cemit, në lartësinë mbi 1260 m.

Lëpusha vlerësohet si bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve Shqiptare. Male të larta me bllokun shkëmborë të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth.

 

Shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyjet e dendur që harbojnë gjatë stinës së verës.

 

Fshati laget përherë nga përroi i quajtur Sheu i Lëpushës. Bie kaq shume borë në dimër, saqë trashësia e saj ka arritur edhe 4 metra, më e larta në vendbanimet shqiptare. Banorët e parë u vendosën në Lëpushë në fillim të shekullit të XX. Ata erdhën nga Vukli dhe Nikçi.

 

Dega kryesore e ekonomisë është blegtoria dhe pak bujqësi me kulturë pataten. Përpunimi artizanal i drurit është një tjetër burim ndihmës për ekonominë e banorëve.

Së fundmi si ekonomi ndihmëse ka filluar edhe turizmi sidomos në stinën e verës.

Në Lëpushë gjenden njësi tregtimi dhe shkolla 8-vjeçare por jo një qendër shëndetësore ku banoret apo turistet në raste emergjente duhet te drejtohen pranë qendrës se Tamarës e cila ndodhet 24 kilometra larg.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...