Si e çensuroi News 24 spotin lakuriq të Sokol Ballës

Starti i emisionit Real Story të Sokol Ballës në News 24 nuk ka qenë fiks ashtu sikurse ishe menduar nga vetë moderatori që braktisi Vizion Plus-in për televizionin informativ.

Për të bërë bujë, për të tërhequr vëmendjen, për të ngjallur diskutim rreth ndryshimit të ekranit balla kishte menduar një spot mjaft provokativ dhe intrigues. Fillimisht shfaqej një pishinë bosh e filmuar nga poshtë, shfaqeshin disa tirta në anglisht ku luhej me dy kuptime edhe personal edhe të përgjithshëm edhe për autorin edhe për emisionin ku në fund figuronte slogani se e vërteta mbetej e gjallë.

Por surpriza mbi tortë, në fund të atyre 50 sekondave spot, shfaqej vetë gazetari lakuriq, me syze dhe me trupin e mbuluar me tatuazhe.Madje kjo u njoftua edhe nga disa media online që i referoheshin mediave sociale të gazetarit. Madje Tirana Poste e quajti këtë provokim lakuriq si një mprehje shpatash për rrëmbimin e audiencës.

Por, kur spoti i Real Story u shfaq në transmetim, të gjithë atë që ishn prehur mbetën të zhgënjyer. Titrat që fillimisht ishin anglisht qenë përkthyer në shqip dhe kulmi, imazhet e Sokol Ballës cullak të cilat i shërbenin kuptimit të së tërës, qenë zhdukur. Burime brenda televizionit informativ konfirmuan për Lapsi.al se ‘provokimi” me lakurësi dhe tatuazhe ishte quajtur shumë i fortë nga drejtuesit e medias së re të Ballës. Kështu që spoti vazhdon të transmetohet i cunguar.

Sokol Balla edhe më parë është shquar për formulimin e spoteve jo të zakontë. Kur filloi në Vizion Plus pas largimit nga Top Channel, ai shfaqi një spot ku shkonte me veturë Bently në studion e Real Story.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...