“Kostandini çohet nga varri”/ E dinin të vdekur, djali troket në derë

Një nënë ruse thuajse u shemb në tokë dhe për pak ndërroi jetë, pasi në derë i ka trokitur djali, që e dinte të vdekur. Antonina Mikhailovna, 62 vjeçe përpara pak kohësh, kishte identifikuar një trup të vdekur, duke thënë se ishte djali i saj.

E moshuara kishte deklaruar kështu, pasi djali i saj Kostandini 43 vjeç kishte humbur që më 18 mars dhe se nuk kishte asnjë shenjë jete nga ai. Vetë nëna, gruaja e Kostandinit dhe vajza e çiftit kishin organizuar ceremoninë e funeralit dhe kishin varrosur edhe trupin, pasi kishin thënë në polici se ishte i familjarit të tyre.

Mirëpo, pak kohë më vonë, Kostandini, si në legjendë vjen në shtëpi në Shën Peterburg. Nënës i ra të fikët, ndërsa për fat të mirë mbijetoi. Vetë djali kishte thënë: “U largova nga banesa për pak kohë për të thyer monotoinë. Po mendoja edhe si të zgjidh më mirë jetën”, shkruajnë mediat e huaja.

Konstantin, i cili punonte në një bazë detare, kishte humbur për gjashtë ditë kur nëna e tij lajmëroi fillimisht policinë. Zonja Mikhailovna tha që ishte një nga ditët më të këqija të jetës së saj kur ajo mori një telefonatë nga policia duke thënë se ata besonin se kishin gjetur trupin e tij. Tani ajo u ka kërkuar falje oficerëve për keqidentifikimin e kufomës, duke thënë se ishte “shumë e mërzitur” në atë kohë, prandaj ka gabuar.

Zonja Mikhailovna tha: ‘Trupi më dukej shumë i njohur dhe unë i konfirmova policisë që ai ishte djali im”. Tani policia po heton identitetin e burrit të ndjerë i cili “u identifikua” dhe u varros.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...