Tri mrekullitë e vogla shqiptare po i gëzohen nënës/ Infermierja i shpëtoi jetën…

Në maternitetin e Librazhdit një nënë ka lindur trinjake. 32-vjeçarja ka kryer dy operacione të vështira të cilat zgjatën 6 orë. Alfonia Çota ishte në rrezik për jetën, por një infermiere e spitalit është ofruar për të dhuruar gjak dhe tani ajo gëzon shëndet të plotë.

Alfonie Çota sapo ka sjellë në jetë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Nëna i është nënshtruar dy operacioneve në spitalin gjinekologjik “Fadil Sinani” të cilat kanë zgjatur mbi gjashtë orë.

Për shkak të hemorragjisë ajo rrezikonte jetën, por infermierja Sadete Anastasi dhuroi gjak duke i shpëtuar jetën. Alfonia sëbashku me bebet gëzojnë shëndet te plotë. Ndihet e lumtur për ardhjen në jetë të tre fëmijëve të saj, por është e shqetësuar për rritjen e tyre.

Bashkëshorti i saj punon emigrant në Greqi dhe herë pas here sjell të ardhura, por jo të mjaftueshme për të mbajtur familjen dhe trinjakët. Ccifti ka dy vajza 9 dhe 5 vjeçe. Tani familjes i janë shtuar edhe trinjakët Ambla, Elisjanoja dhe Damjani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....