Pengu më i madh i Barbana Dinit, kënga e lënë përgjysmë nga Ergi

Këngëtarja Barbana Dini i është rikthyer muzikës pas një shkëputjeje të gjatë pas vdekjes së vëllait të saj, Ergi Dini. Vetëm pak ditë më parë ajo ka publikuar klipin e saj të parë pas 5-vitesh mungesë.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Barbana ka rrëfyer rikthimin në muzikë dhe pengun që nuk pati një këngë me vëllain e saj, Ergin. Këngëtarja u shpreh se këngën që lanë përgjysmë do ta publikojë më 15 tetor, në ditën e tij të lindjes.

“Më ka mbetur peng që nuk pata një këngë me Ergin, por kënga që do të sjell më 15 tetor, në ditën e lindjes së tij, është një këngë që Ergi kishte dëshirë ta bënim bashkë, por mbeti demo. Nuk arritëm dot ta realizonim të plotë. Ky do të jetë projekti im i radhës, të cilit po i përkushtohem për ta nxjerrë në kohë dhe për të qenë perfekt në çdo detaj, ashtu siç Ergi do të donte.

Kam përgjegjësi dhe emocione të mëdha, prandaj dhe gjithnjë e kam shtyrë në kohë, por do ta bëj. Kënga është me tekst dhe muzikë nga Ergi dhe titullohet “Ku je?”. Kam vendosur të mos ndërhyj në asgjë, as në tekst dhe as në muzikë, do të jetë ashtu siç ai e ka ndërtuar”,- u shpreh këngëtarja për Tv Klan.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...