17-vjeçarja u vjedh prindërve kartën e debitit, paguan dy persona për t’i “hequr qafe” ata

“Atë që ta bën fëmija, s’ta bën as Perëndia”. Kjo është një shprehje që përdoret gjerësisht në vendin tonë, në rastet kur fëmijët iu bëjnë prindërve gjëra që kurrë s’i kanë imagjinuar.

Shprehja e mësipërme gjen vend në historinë e mëposhtme, e cila ka lënë pa fjalë autoritetet policore në SHBA.

Një vajzë 17-vjeçare u arrestua në Florida, pasi dyshohet se vodhi kartën e debitit të prindërve të saj, me qëllim për ta përdorur të paguante dy persona për të “hequr qafe” prindërit e saj.

Lajmi u konfirmua nga Zyra e Sherifit në qytetin Lake të Floridës, ku përmes një deklarate u tha se adoleshentja Alyssa Michelle Hatcher akuzohet për tentativë eleminimi fizik.

Hetimet zbuluan se 17-vjeçarja i kishte thënë dy miqve të saj që të gjenin dikë për të eleminuar fizikisht prindërit e saj.

Gjithashtu hetimet e mëtejshme provuan se adoleshentja kishte vjedhur kartën e debitit të prindërve të saj, ku kishte kryer dy transaksione mbi 1400 dollarë ndaj dy personave.

Detektivi D. Causey mori në pyetje të dashurin e adoleshentes dhe mësoi se ajo ishte parë për herë të fundit të hënën në mëngjes në një shtëpi të njohur ku konsomohej “mall”.

Ajo i kishte thënë të dashurit të saj se dëshironte të “hiqte qafe” prindërit e saj.

Në transaksionin e parë ajo kishte paguar një person me 500 dollarë, por ky i fundit nuk e kishte kryer veprën penale.

Ndërsa në transaksionin tjetër, adoleshenjta pagoi 900 dollarë një djalë me ngjyrë për të ekzekutuar prindërit e saj.

Adoleshentja ndodhet në paraburgim, ku pritet të jepet masa e sigurisë për të.

Prindërit e vajzës kanë mbetur të tronditur kur mësuan gjithçka nga policia, por nuk kanë bërë ende një reagim për rastin.

Ende janë të paqarta arsyet dhe rrethanat që e çuan vajzën në këtë rebelim ekstrem ndaj prindërve të saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...