SHIROKA ME DY STANDARTE, INVESTIME DHE MBETURINA

Është një nga perlat turistike dhe klimaterike vetëm 4 km larg Shkodrës.

Fjala është për zonën turistikë të Shirokës e cila është e bukur në cdo stinë të vitit.Prej kohësh tashmë sic e dimë ka nisur puna për rikonstruksionin e sheshit te Shirokes, Investimi eshte pjese e projektit “Per Rikualifikimin e Bregut Perendimor te Liqenit te Shkodres”. Rikonstruksioni i Sheshit te Shirokes perfshin nje siperfaqe prej rreth 20,000 m². Nderhyrja parashikon restaurimin e fasadave, ndertimin e çative te reja, parkingut

publik,

shtrimin e sheshit me pllaka guri mozaik, ndriçimin publik dhe punime gjelberimi. Inxhinierët e punimeve bëjnë të ditur se deri tani janë kryer rreth 42 përqind të punimeve. Ndërkohë tani është faza e dytë e tyre që konsiston në shtrimin me kalldrem. Ndërkohë punimet janë parashikuar të përfundojnë deri në fundin e këtij viti po sipas inxhinierëve.

Por fatkeqësisht sapo mbërrin në qëndër të Shirokës , gjendesh përballë një panorame me dy standarte.

Në njërën anë lokale dhe peisazh që zbukuron këtë zonë e nga ana tjetër mbeturina të ndryshme që kanë pushtuar cdo cep të rrugës, apo bimësi e shumtë e krijuar në liqen. Anës rrugës shikon lloj- lloj mbeturinash .Qese plastike në formën e flamujve të vegjël valviten për të treguar drejtimin e erës por edhe papastërtitë

qe mbizotërojnë.Fatkeqsisht sic ka ndodhur prej shumë vitesh në Shirokë mund të shkosh ,por thjesht për një drekë apo darkë muzgu ,duke u kujdesur të mbyllësh sytë.Në rast se pirgjet me mbeturina do të mbeten stok pa u pastruar, kjo zonë turistike rrezikon të vënitet dita –ditës. Janë vetë pronarët e bizneseve aty bashkë me pushues të cilët në mënyrë të

papërgjegjshme hedhin mbeturina të ndryshme, plasmasë, kuti kartoni etj përgjatë bregut të liqenit duke krijuar kështu një ndotje mjedisore. Në shumë pjesë imazhi nuk është aspak I bukur e po ashtu era e rëndë që kundërmon vende vende të bllokon frymëmarrjen.Në të njëtën kohë ajo gjendje nga papastërtitë në shumë raste bën që turistët e frekuentuesit e

Shirokës të largohen duke ulur kështu numrin e vizitorëve. turistike e Shirokës është padyshim një nga joshjet më të vecanta që të ofron fundjava për të qënë pranë saj.Le të shërbejë kjo kronikë si sensibilizim ndaj pushuesve që të jenë më të kujdesshëm me mjedisin e most a ndotin atë duke hedhur mbetje vend e pa vend

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...