Merr fund “karriera” e binjakëve shqiptarë, më shumë se 100 grabitje! ADN-ja nuk i shpëton…

Edmond dhe Eduard Trushi janë dy binjakë homozigotë, identikë në të gjitha drejtimet veç gjurmës së gishtërinjve.

Shqiptarët kanë jetuar gjatë në Castiglione delle Stiviere. Dhe përveç në pamje, ata kanë të njëjtën edhe stilin e flokëve si dhe vishen njëlloj. Ata janë të njëjtë edhe kur kryejnë grabitje gjatë netëve.

Pas më shumë se 100 vjedhjeve, Edmondi dhe Eduardi kishin ADN-në identike dhe në këtë mënyrë, nuk kuptohej se cili prej tyre kishte kryer krimin.

Makina luksoze, orë me shkëlqim, gjerdan ari të rëndë, dëfrime në klube dhe shumë argëtim: kjo është ajo që del nga jeta e binjakëve Lupinë, të cilët me një vetë siguri nuk fshehin pasuritë e tyre të dyshimta.

Gjithçka nisi në vitin 2014, në Porcia kur karabinierët ranë në gjurmët e një Mercedes Class, i vjedhur më 2 tetor 2012 në Ferrara. Aty filloi ndjekja, ndërsa arratisja zgjati disa kilometra. Makina më pas u braktis dhe shoferi nuk u gjet, pasi u largua në këmbë.

Teste të shumta u kryen në timon, në tastierën e ingranazheve dhe madje edhe në një cigare që u gjet në brendësi të makinë. Një mënyrë kjo për të identifikuar ADN-në e Eduard Trushit, i njohur për policinë për disa precedentë.

Eduardi akuzohej se në vitin 2016, kishte marrë disa mallra të vjedhura, por që u lirua. Eduardi dhe Edmondi kanë të njëjtën ADN, kështu që nuk është e mundur që gjyqtari të deklarojë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se cili prej të dyve ka kryer krimin. E njëjta histori ishte përsëritur edhe më herët.

Lirimi i fundit në janar për një vjedhje në provincën e Veronas

Lirimi i fundit ndodhi në janar: procedimi ka të bëjë me ngjarje të ndodhura në vitin 2010, kur njëri nga binjakët Trushi hyri në një apartament në Nogarole Rocca (VR) për të kryer një vjedhje. Ai u sulmua nga nipi i pronarit të shtëpisë para se të arratisej. Aty u gjet edhe gjurma e ADN-së, që ‘gozhdoi’ akuzën ndaj njërit prej tyre, por drejtësia në fund nuk mund të dënonte vëllanë e gabuar.

Numri i grabitjeve të kryera nga dy vëllezërit ka tejkaluar pragun e 100, të kryerara në të gjithë Italinë qendrore dhe veriore, por shumica të kryera në Mantua, në Castiglione delle Stiviere. Por, pas viteve të lirimit dhe shpëtimit nga drejtësia, me sa duket ka ardhur fundi i karrierës së tyre.

Disa ditë më parë gjykata Pordenone lëshoi një dënim të shkallës së parë kundër Eduardit.

Vjedhësi 34-vjeçar u dënua për dyzet vjedhje dhe marrjen e sendeve të vjedhura në provinca të ndryshme: Mantova, Pordenone, Treviso dhe Venecia. Të gjitha faktet datojnë në një periudhë kohore midis 8 dhe 20 nëntorit 2017. Gjykatësi dënoi Eduardin me gjashtë vjet dhe dhjetë muaj burg, për t’i shtuar pesë viteve të vendosura më parë për 15 krime të tjera që tashmë rëndojnë mbi të.

Falë veprimtarisë së madhe hetimore të kryer nga hetuesit gjatë këtyre viteve u zbulua “modus operandi” i saktë i të dyve: binjakët vepruan natën kur pronarët flinin, ku shpesh në shënjestër ishin vila të mëdha në të cilat mund të merrnin “pre” të rëndësishme. Ata kryenin zhbllokimin e derës me një pajisje elektrike pa zhurmë.

Në më shumë se një rast ka ndodhur që dy vëllezërit, të kapur gjatë grabitjes, sulmuan pronarët e shtëpisë duke u shkaktuar lëndime serioze.

Edmondi dhe Eduardi komunikuan përmes telefonave celularë me emra të qytetarëve jo të BE-së, duke i ndryshuar vazhdimisht ato për të mos u identifikuar. Makinat e vjedhura i përdornin për të kryer “punët e tyre” në rajone të ndryshme të Italisë.

Karabinierët arritën të kapnin të dy makinat dhe pronat e tjera të vjedhura ndër vite, së bashku me mjetet e përdorura për të hyrë nëpër shtëpi, të gjitha këto të gjetura në bazën e tyre operative në Castiglione.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...