Roberti e deklaroi ndarjen publikisht, Nora e bën të pendohet keqas

Ndarja e Norës dhe Robertit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave gjatë gjithë këtyre ditëve. Ndarjen e bëri publike vetë Roberti i cili me anë të një postimi në Instagram deklaroi se ai dhe Nora nuk janë më bashkë.

Pak ditë më pas Nora nisi pushimet me vajzën dhe tregoi se po kënaqej shumë dhe ndarjen e ka hedhur pas krahëve.

Nga këto pushime, Nora ka postuar sot disa foto ku shfaqet në super formë teksa pozon me rrobabanjo të kuqe dhe një këmishë të bardhë.

Nora shfaqet e buzëqeshur dhe shumë e lumtur.

Fansat menjëherë kanë nisur të komentojnë se me siguri pas këtyre fotove Roberti do pendohet për ndarjen.

TE TJERA

spot_img