Nëse ju kap shpesh syri i keq, merrni këto masa për ta mbajtur larg

Në disa kultura e quajnë syri i keq. Psikologjia moderne mund ta quajë depresion, bota e farmaceutikës mund ta quajë lodhje pa shkak, etj. Është e vërtetë që nuk i kemi të gjitha përgjigjet, por një gjë është e sigurt: ndonjëherë përjetojmë një valë emocionesh negative, mendimesh dhe përvojash në të cilat trupi, mendja dhe shpirti ynë reagojnë dhe zakonisht nuk kemi një shpjegim për këtë.

 

Le t’u hedhim një sy disa shenjave që shpesh njerëzit përjetojnë kur kanë energji negative rreth vetes dhe ç’mund të bëjmë për të dalë nga gjendje të tilla. Ne nuk mund të ndryshojmë të tjerët, por mund të ndryshojmë veten tonë. Duke pasur në mendje këtë, ja se si mund ta kuptojmë negativitetin rreth nesh:

 

1. Paratë nuk qarkullojnë, faturat e papaguara fillojnë të grumbullohen dhe ju nuk e dini se ku po shkojnë të ardhurat tuaja. Një ngecje e ekonomisë dhe mirëqenies suaj është një shenjë se rruga e rritjes është e bllokuar, edhe nëse po fitoni mjaft para.

 

2. Ndiheni të lodhur, të rraskapitur dhe irritoheni lehtësisht. Keni shumë ulje-ngritje dhe përfundoni duke i bërë dëm vetes.

 

3. Ndiheni të stresuar dhe të paaftë për të menaxhuar aktivitetet e përditshme, gjëra që shkonin mirë më parë.

 

4. Jeni më të prirur ndaj infeksioneve dhe sëmureni më shpesh. Keni shenjat e një sistemi imunitar të ulët për shkak të stresit.

 

5. Komunikimi ndryshon, njerëzit duket se nuk kuptojnë dhe ju mendoni se nuk kuptoheni nga të tjerët.

 

6. E keni të vështirë të kujdeseni dhe të gjeni pak kohë për veten tuaj.

 

7. Gjumi juaj është plot ëndrra dhe makthe të çuditshme. Subkoshienca përpiqet t’iu paralajmërojë se diçka nuk është në rregull.

 

8. Humbisni çelësat, paratë, portofolat, rrobat, etj. Dhe nuk arrini t’i gjeni edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve janë para jush.

 

9. Mendimet dhe emocionet negative duket se shfaqen sa herë që përpiqeni të relaksoheni. Dhe gjëja më e keqe është se sa më shumë përpiqeni t’i ndaloni, aq më të vështira bëhen.

 

10. Pamundësia për t’u përqendruar me mendjen që endet sa andej këndej dhe përjetoni një ndjesi zbrazëtie.

 

• Është koha të shpëtoni nga energji të tilla rraskapitëse dhe të hiqni qafe negativitetin nga jeta juaj:

 

• Të vendosni të hiqni qafe negativitetin është hapi i parë. Sa më i fortë të jetë vullneti juaj, aq më mirë.

 

• Përdorni fuqinë e ujit dhe vetitë e tij pastruese. Bëni një banjë të ngrohtë, përdorni pak kripë dhe vajra esenciale bimësh me veti pastruese dhe kurative si eukalipti, mentja, sherbela, etj. Por mos i përdorni këto të fundit direkt në lëkurë.

 

• Kërkoni ndihmë nga hyjnitë tuaja, universi apo të gjitha forcat e larta në të cilat keni besim. Hapi i parë është të kuptoni se keni nevojë për ndihmë dhe të lini mënjanë krenarinë tuaj. Nëse kërkoni ndihmë, ju dëgjojnë!

 

• Bëni një pastrim të mirë të shtëpisë, largoni çdo gjë që është akumuluar dhe nuk ju nevojitet më.

 

• Gjithmonë mbani parasysh se duhet të bëni hapa të vegjël për të ecur përpara.

 

Të kërkosh ndihmë nuk është një shenjë dobësie dhe çfarëdolloj situate qoftë, ju jeni më të fortë nga sa mendoni dhe do t’i tejkaloni gjithmonë pritshmëritë tuaja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...