Papa Fraçesku bllokohet në ashensor

Mesha e ditës së dielë në sheshin “Shën Pjetri” ka nisur me vonesë, kjo sepse Papa Françesku ka mbetur i bllokuar për disa minuta në ashensor.

 

Përballë shqetësimit të shumë besimtarëve, Ati i Shenjtë e nisi meshën duke kërkuar ndjesë për vonesën, teksa pati edhe një kërkesë për të gjithë të pranishmit në shesh.

 

Ai u lut për një duartrokitje për skuadrën e zjarrfikësve që bënë të mundur shpëtimin e tij, teksa dyshohet se shkak për bllokimin e ashensorit ka qenë një luhatje tensioni.

 

“Dua t’ju kërkoj ndjesë që u vonova, por një defekt i papritur në ashensor më la brenda tij për 25 minuta. Ashensori u bllokua nga një luhatje tensioni, falë Zotit aty erdhën zjarrfikësit të cilët i falenderoj pa masë dhe defekti u rregullua. A mund të kem një duartrokitje për forcat zjarrfikëse”, tha Papa.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...