Ish- deputeti i PD, Bardh Spahia shprehet se siguria në vend është në nivelin zero. Në një postim në Facebook, Spahia i referohet ngjarjes së mbrëmshme në spitalin e Fierit, ku u përleshën disa persona, duke rrezikuar edhe jetën e njerëzve të tjerë në spital.
Spahia shkruan se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk është në dijeni të detyrës të tij, duke shtuar se vendi po zhytet sa vjen e më thellë në krim.
Postimi i plotë i Bardh Spahisë:
TE PAAFTE E TE ZHYTUR NE KRIM!
Edhe sa ngjarje duhet te ndodhin qe Sander Lleshaj te kuptoje se cila eshte detyra e tij? Ngjarja e mbremshme ne spitalin e Fierit eshte vetem ilustrimi fatkeq, se prej kohesh, siguria e qytetareve eshte ne nivelin zero e se pushteti politik mbron kriminalitetin e vet. Nje nate me heret ne Vlore e ne Korce, pati dy raste kur qytetaret u qelluan ne banesat e tyre. Ndersa mbreme, hesapet u lane me arme deri ne spital, duke rrezikuar edhe jete te tjera. Koha do na tregoje nese po mbrohen autoret me lidhje te forta politike.
Armet perdoren kollaj sepse pushteti ilegjitim nuk ben punen e vet parandaluese per sigurine e qytetareve. Kryeministri e kalon kohen duke vizatuar virtualisht nje realitet qe nuk ekziston, ndersa ministri i brendshem, quan pune “inspektimin” e ekipeve te FRONTEX ne kufi, edhe pse numri i vrasjeve e plagosjeve ne gusht, i ngjan nje bilanci lufte.
Cfare do qe te ndodhe, nuk ua prish rehatine, sepse asnjeri nuk ka asnje lidhje, as me pergjegjesine e as me pergjegjshmerine! As per fasade nuk ka nje impenjim per sigurine ne vend! Prej kohesh qytetaret nuk jane prioritet i kesaj bande ne pushtet e qytetaret e bashkuar duhet ti shporrin sa me pare!