Kompania ajrore i paguan 15 mijë dollarë çiftit francez, zbuloni arsyen

Kompania ajrore “Air Canada” është detyruar të paguajë 15.700 dollarë për një çift francez. Përveç kësaj, i shkruajti një letër ku i kërkonte falje për rregullat e tyre gjuhësore. Çifti u ankua se disa shenja ishin në gjuhën angelze dhe shumë pak ia shpjegonin në frengjisht.

 

Një gjykatës vendosi që linja ajrore kishte shkelur ligjet e dygjuhësisë së Kanadasë. Sipas BBC, kompania ajrore tha në gjykatë se do të zëvendësonte shenjat. Çifti Michel dhe Lynda Thibodeau paraqitën 22 ankesa kundër linjës ajrore në vitin 2016.

 

Ata thanë se në rripat e sigurimit, fjala “hiqe” ishte e shkruar vetëm në anglisht dhe jo në frëngjisht. Po ashtu, përkthimet në frëngjisht të fjalëve “dalje” dhe “kujdes” ishin me shkronja më të vogla se ato në anglisht.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...