Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar të gjithë drejtoritë në qarkun e Shkodrës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes pas skandalit me rastin e Valdrin Pjetrit dhe zëvendësimi i tyre me gra, kanë frymëzuar artistin Bujar Kapexhiu për karikaturën e tij të fundit.
“Ristrukturim shkodran”, shkruan mbi karikaturë artisti Bujar Kapexhiu.
LISTA E DREJTORËVE TË DOREHEQUR NË SHKODËR:
1. Astrit Beci Drejtor i Shëndetit Publik, Shkodër 2. Mustaf Kraja Drejtor i Bujqësisë, Shkodër 3. Fuat Alibali Drejtor i OST 4. Kadri Ymeri Drejtor i DAR, Shkodër 5. Ardian Dajti Drejtor i Spitalit të Shkodrës
6. Luan Heta Drejtor i HEC Vau Dejës 7. Edmond Emini Drejtor i Postës Shkodër (Kryetar i PS Shkodër) 8. Agim Dardha Drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër 9. Agim Shimaj Drejtor i Hetimit Tatimor