Na ishte dikur Shqipëria me rradhë dhe tollona

Kjo cope e vogel letre ka qene per 10 vjet rresht ushqimi i perjavshem i shqiptareve, gjeja me e rendesishme ne kuzhinen e tyre te varfer. Ne vitin 1981 si pasoje e paaftesise per te furnizuar tregun me ushqimet e nevojshme, qeveria komuniste aplikoi nje skeme racionimi, qe e kishte provuar edhe pas luftes me triskat.

Skema quhej Talloni. Ajo ishte nje cope leter qe te lejonte cdo jave, ne diten e caktuar te merrje furnizimin me mish, sallam dhe gjalp. Talloni ishte nje per familje, pavaresisht se sa e madhe dhe nga sa pjesetare perbehej familja. Cdo familje merrte 1 here ne jave mish sipas kesaj skeme: javen e pare te muajit 1 kg mish derri i ngrire dhe 2 pako gjalp nga 100 gr secila.

Javen e dyte, 1/2 Kg mish te grire dhe 1/2 kg sallam plus 2 pakot 100 gr me gjalp.

Javen e trete nje pule e ngrire hungareze thuajse 1 kg plus dy pakot e gjalpit.

Javen e fundit, varesisht mundesive perseritej nje nga 3 zgjedhjet e mesiperme.

Tallonat jepeshin ne keshillin e lagjes dhe ishin me vule. Talloni nuk tjetersohej, nuk i jepej dot dikujt tjeter dhe nese te humbiste nuk zevendesohej. Talloni doli nga perdorimi ne vitin 1991.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...