Gjendet e vdekur 43-vjeçarja/ Policia nis hetimet…

Një grua 43 vjeçe është gjetur pajetë sot në Pejë.

Sipas mjekëve viktima nuk kishte shenja dhunë dhe shkaku i vdekjes sajë mund të jetë vdekje natyrale, por përgjigjen përfundimtare do ta japë raporti mjeko-ligjor.

“Sot më 24 gusht rreth orës 12.50 një qytetar ka informaur policinë se në rrugën “Remzi Hasani” në Pejë një person i gjinisë femërore ka qenë e shtrieë në rrugë dhe është identifikuar. Sh.R e lindur më 1975 nga Gjakova”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Policia bashkë me autoambulancën e kanë dërguar viktimën në spital ku është konstatuar edhe vdekja e saj prej mjekëve.

Ndërkohë policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas raportimeve, viktima i përket komunitetit rom.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...