MUNGOJNË VENDQËNDRIMET, FURGONËT KRIJOJNË KAOS

Furgonët e zonave periferike që në mungesë të një vendqëndrimi të caktuar hyjnë në qytetin e Shkodrës, janë kthyer në një problem serioz për qytetarët si dhe mbarëvajtjen e trafikut në qytet.

Çdo ditë, dhjetëra furgonë udhëtarësh hyjnë në disa prej zonave kryesore duke krijuar trafik.Jashtë kameras, shoferët e transportit thonë se e njohin problematikën që i sjellin qytetit, por justifikohen me faktin se nuk kanë akoma vendqëndrime të caktuara nga Bashkia Shkodër.

Sipas tyre, ngritja e një terminali të posaçëm për furgonët e rretheve do të udhëzonte edhe qytetarët se ku të drejtohen për të përdorur këtë formë të transportit publik.

Deri tashmë, Bashkia nuk ka një plan konkret masash për të shmangur hyrjen e furgonëve në qendër të qytetit, por as për gjetjen e një vendi të posaçëm ku këto automjete të qëndrojnë.

Më parë, Ministria e Transporteve ka hartuar një projektligj sipas të cilit, nga 1 janari i vitit 2017, çdo furgon që ka kapacitet më pak se 19 udhëtarë nuk do të lejohet të qarkudhojë në linja ndërqytetase.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...