Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, më 22 dhe 23 gusht temperatura deri në 40 gradë

I nxehti afrikan pritet të godasë për herë të katërt Shqipërinë.

 

Vala e të nxehtit do të regjistrohet të enjten dhe të premten e kësaj jave me temperatura që parashikohet të shkojnë në 40 gradë Celsius.

 

Sinoptikanët tregojnë për A2 se Tirana, Elbasani, Shkodra, Fushë-Kruja, Berati dhe Fieri janë qytete që do të preken më shumë nga i nxehti afrikan. Ndërsa në zonat bregdetare termometri nuk do t’i kalojë 36 gradët. Por ashtu si tre goditjet e tjera, edhe kjo valë e nxehte do të jetë afatshkurtër.

 

Ditët e fundit të gushtit do të rikthehen temperaturat tipike të stinës së verës. Por vapa nuk do të ikë me gushtin. Sinoptikanët thonë se edhe shtatori do të vijojë të jetë i nxehtë dhe me ditë të favorshme për plazh. Për kontinentin europian, vera e këtij viti është jo vetëm e nxehtë, por edhe e thatë, madje sinoptikanët konfirmojnë se viti 2019 plotëson 5-vjeçarin më të nxehtë në historinë 150-vjeçare të matjeve globale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...