Njihuni me kirurgun në Dhërmi që klinikën e përdor si dhomë plazhi

Në Dhërmi, në një nga qendrat turistike më elitare në Shqipëri, ndodh qe te rrezikosh jetën edhe per shkaqe krejt banale. Kështu, është absurde se në këtë plazh qe per hir te se vertetes është nder perlat e Shqiperise, turistet rrezikohen per shkaqe te cilat te bejne te vësh duart ne kokë.

 

Kjo pasi klinika që është në Dhërmi është thjesht një “dhomë plazhi” për kirurgun Tedi Xhaferri i sjellë aty me emërim qeveritar, direkt nga Edi Rama. Por ky mjek nuk gjendet asnjëherë në vendin e punës. Rasti flagrant dje, kur një turist kishte pësuar aksident të rëndë, dhe prej mengjesit askush nuk i afronte asnjë ndihmë mjekësore.

 

Turistët e gjendur pranë ambulancës në ndihmë të të aksidentuarit janë tmerruar nga mungesa e përgjegjshmërisë së kirurgut duke pasur parasysh se Dhërmiu është nga zonat turistike më të preferuar për shqiptarët dhe të huajt, por duke u bërë e pasigurtë në ofrimin e shërbimit mjekësor.

 

Pyetëm rreth e rrotull po asnjë nuk dinte se ç’bëhej e ku ishte kirurgu i Ramës në plazh. Nga mengjesi një turist i çarë në dorë ka mbetur pa mjekim duke rrezikuar dhe traumatizuar plazhistet.

 

Por për fat të keq, kirurgu një mujor i plazhit ka mbyllur derën. Asnjë përgjegjësi për shendetin e turistëve.

 

Mesa marrim informacion, ky rast aksidental i një turisti zbulon jo vetëm paaftësinë, por dhe emërimet miqësore që bëhen në zona si Dhërmiu. Na tregojnë se kirugu Xhaferri në këto ditë kur intensiteti i turistëve ka pikun e tij, herë shkon në Vlorë dhe herë në Himarë. Por kjo nuk ndryshon si duket aspak nga sisitemi i shëndetësisë që kemi në total në Shqipëri, ku mjekët “bredhin” nga klinikat shtetërore në ato private.

 

Ndaj kirurgu që ka “dhomën e plazhit” në Dhërmi nuk gjendet në “zyrën e punës”, pra aty ku duhet të jetë emergjenca shëndetësore. Kjo tregon edhe propagandën qeveritare për të pasur turizëm elitar ku rreziku i “elitës” është kaq evidente me njerëz militant që gjejnë vende pune me plot privilegje si rasti i xhaferrit, duke e trajtuar ambulancën si shërbime personale, që duhet të paraqitet si ti teket dhe kur të dojë, pas pasur përgjegjësinë e jetës së njerëzve, e sidomos të turistëve në këto ditë të temperaturave ekstreme, por edhe në rastet e aksidenteve si e të riut që ka çarë dorën e duhej ndërhyrja e mënjëherë mjekësore,po pa shpresë duke pritur pas derës në pothuaj gjithë ditën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...