6 gjërat që bëjnë çiftet e lumtura, nëse i bëni të paktën 3 prej tyre jeni në rrugë të duhur

Ndarja e një jete së bashku me partnerin tuaj mund të jetë një eksperiencë sfiduese. Shumë çifte të dashuruara kur jetojnë së bashku përfundojnë duke pasur pakënaqësi, gjë që dëshmon se bashkëjetesa nuk kërkon vetëm dashurinë, por edhe mbështetjen dhe kompromisin. Bright Side na tregon 6 gjërat që bëjnë çiftet e lumtura. Nëse i bëni të paktën 3 prej tyre jeni në rrugën e duhur:

 

Keni të paktën një hobi të përbashkët

Nëse është mirë që ju të keni një hobi personal, është gjithashtu thelbësore që ju të shijoni diçka si çift. Mund të jetë ushtrimi i një sporti të veçantë ose shikimi i filmave së bashku. Zgjidhni një aktivitet dhe angazhohuni. Është e rëndësishme që ju ta bëni pjesë të rutinës dhe çfarë është më e rëndësishmja të kaloni kohë cilësore së bashku.

Respektoni hapësirën e njëri-tjetrit

Çiftet e lumtura ndajnë çdo gjë me njëri-tjetrin, por gjithashtu e dinë se ku e kanë limitin. Respektimi i hapësirës suaj të dashur dhe dhënia e hapësirës për të marrë frymë është me rëndësi për një partneritet të lumtur. Ndjenja e bllokimit në një marrëdhënie është negative për të dy.

 

Shkoni në pushime së bashku

Nuk duhet të jenë pushime luksoze. Mund thjesht të largoheni në fundjavë, nëse paratë mungojnë, ose një ditë në plazh ose në mal. Ideja është që të kaloni kohë së bashku, larg shqetësimeve të përditshme. Një ndryshim në mjedis është gjithmonë një mundësi për t’u afruar më shumë me partnerin.

 

Mos shkoni në shtrat të zemëruar me njëri-tjetrin

Nëse ka ndonjë problem, zgjidheni menjëherë. Mos prisni që gjërat të zgjidhen vetvetiu. Çiftet e lumtura flasin për çështjet e tyre dhe nuk grinden me njëri-tjetrun. Shëndeti juaj mendor do t’ju falënderojë.

 

I thonë njëri-tjetrit “të dua” të paktën një herë në ditë

Kjo mund t’ju duket e lehtë, por jo të gjithë e bëjnë këtë gjë. Thuajani shpesh sa shumë e doni. Kjo do ta bëjë marrëdhënien tuaj akoma edhe më të fortë. Është e rëndësishme ta thoni me pasion, që të mos duket automatike dhe boshe.

 

Hani një vakt së bashku

Nëse është e pamundur që për shkak të impenjimeve të ndryshme gjatë ditës të mos hani bashkë të gjitha vaktet, të paktën një herë duhet të mblidheni dhe të drekoni ose darkoni bashkë. Gëzoni praninë e njëri-tjetrit. Lëreni menjëanë telefonin dhe kini vëmendjen tek biseda juaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME