Ja cilat janë 2 shenjat më të zgjuara të horoskopit

Përpos karrierës, shëndetit apo marrëdhënies suaj në çift, yjet janë siguruar të përcaktojnë edhe inteligjencën tuaj. Pa lënë pas çdo shenjë të horoskopit me veçoritë e tyre unike duket se dy shenja janë shumë më të favorizuara se të tjerat në aspektin e performancës mendore.

 

Sipas astrologëve Ujori dhe Akrepi janë dy shenjat më të zgjuara të zodiakut, për 2 arsye të ndryshme.

 

Të lindurit në shenjën e Ujorit dallohen për inteligjencën analitike, e cila konsiston në aftësinë njohëse dhe nivelin e lartë të IQ( keoficientit të inteligjencës).

 

Akrepi nga ana tjetër ka më shumë inteligjencë perceptuese, është i jashtëzakonshëm në vlerësimin real të gjërave dhe në kuptimin e botës në përgjithësi.

 

Kjo s’do të thotë se shenjat e tjera nuk janë inteligjente, sigurisht secila në mënyrën e tyre.

 

Në fakt Binjakët dhe Peshorja renditen fill pas Akrepit dhe Ujorit. Gaforrja dhe Peshqit janë të njohur për inteligjencën emocionale, që e thënë ndryshe ka të bëjë me identifikimin dhe arsyetimin e ndjenjave personale dhe të të tjerëve.

 

Shenjat e tokës, Virgjëresha, Demi dhe Bricjapi shfaqin inteligjencë të lartë përsa i përket prakticitetit. Ndërsa shenjat e zjarrit, Dash, Luan, dhe Shigjetar kanë tendencën të kenë një intuitë të pagabueshme, të marrin rreziqe si dhe të pozicionohen në rolin e liderave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...