Rama tallet rëndë me shqiptarët, ‘Air Albania’ biletat vetëm 1-2 euro më pak se konkurentët

Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi sot se Air Albania do të nisë në vjeshtë fluturimet drejt Italisë. “Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, edhe “Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air Albania që do të fluturojë në fillim vjeshtë drejt Italisë Boeing 737 i vitit 2016, me shërbim të standardeve të larta.

 

Trajtimi do të jetë me ushqim në bord dhe me televizor për çdo pasagjer.

Ndërkohë që “Naimi” do t’i shtohet flotës në fund të vitit për destinacione të tjera europiane dhe më tej, do të vijë “Noli” për linjën direkte Shqipëri-Amerikë. Më tutje do të vazhdojë zgjerimi i flotës me të tjerë, bazuar mbi suksesin e fazës së parë.

 

Air Albania ka publikoi në fillim të muajit në faqen e saj të internetit çmimet për fluturimet e reja që do të nisë drejt tre destinacioneve të Italisë, Romës, Milanos dhe Bolonjës, të cilat janë aktive nga fundi i shtatorit.

 

Aviacioni Civil gjithashtu ka miratuar lejen për 2 avionë të Air Albania që do të fillojnë operimet së shpejti.

 

Kompania, me flamur shqiptar, që ka nisur aktivitetin pak muaj më parë, ndryshe me destinacionin e parë, që ishte tepër i shtrenjtë, me bileta që kushtonin deri në 300 euro për një drejtim, është më konkurruese me çmime për Italinë. Ekzistenca e disa operatorëve në linjat drejt italisë ka bërë që Air Albania të ofrojë çmime të ngjashme me ta, me një luhatje fare të vogël, si një apo dy euro më të lira, teksa mesatarisht nëse prenoton dy muaj më parë, mund të udhëtosh vajtje ardhje me Air Albania me 100-110 euro në tre destinacionet e reja.

 

Këtë vit, biletat vajtje-ardhje drejt Italisë kanë shënuar një rënie të ndjeshme, ku përveçse në periudhat e pikut në verë e Vit të Ri, ato janë luhatur në 100-130 euro.

Monitor bëri në faqet përkatëse për një udhëtim vajtje- ardhje në datat 4 dhe 7 tetor.

 

Roma

Nëse marrim udhëtimin vajtje-ardhje nga Tirana në Romë, ne datat 4 dhe 7 tetor, me Air Albania, çmimi është 109.2 euro.

Me kompanitë e tjera bileta kushton nga 110.2 euro deri 116.1 euro

 

Milano

Po për të njëjtat data (vajtje 4 tetor dhe kthim 7 tetor) për në Milano, me Air Albania, bileta kushton 109.4 euro .

Ndërsa me kompanitë e tjera bileta është e disponueshme për 110.4 euro dhe 111.8 euro

 

Bolonja

Bolonja është më e lirë. Me Air Albania, po në datat 4 dhe 7 tetor, udhëtimi kushton 98.59 euro.

Me kompanitë e tjera kushton 101.68 dhe 101.8 euro.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...