“Memoriali për ushtarët turq”/ Gazetari Denis Dyrnjaja: Jemi popull servil dhe pa karakter!

Nga Denis Dyrnjaja

Memoriali i ushtarëve turq duhet parë si shenjë realiteti të thelbit tonë si një popull servil dhe kryesisht pa karakter. Kështu ndodhi edhe me ushtarët grekë,

ndërkohë që u harrua skandali i varreve në Kosinë. Po pse çuditeni kur ne jemi i vetmi shtet që kemi më shumë emërtesa rrugësh e sheshesh të të huajve nga të gjitha shtetet e botës.

Natyrisht këto janë cilësuar si akte mirënjohjeje, por në fakt janë akte servilizmi që politika për interesa të saj ka luajtur me çështje varrezash, emra rrugësh e sheshesh në periudha të ndryshme përfshirë dhe sistemin diktatotial ku i bëhej jehonë me buste e emra fabrikash e uzinash dishepujve të socializmit (Stalin, Lenin, Gjergj Dimitri etj).

Së shpejti jemi në pritje të një memoriali tjetër për ushtarët gjermanë të rënë në Shqipëri, për t’i bërë qejfin Merkelit se kushedi na jep një dorë më shumë Gjermania për në BE.

Gjithë jetën kemi ngritur buste, përmendore, memoriale, kemi bërë emërtime rrugësh e kemi duartrokitur e brohoritur për të huajt, sipas rastit kur politika i ka servirur këto akte që i habisin dhe vetë të huajt me këtë dashamirësi të tepruar, që nuk është gjë tjetër vetëm se autoservilizëm klasik.

Në çdo rast do ketë ca ditësh zhurmë në rrjetet sociale dhe pastaj qetësia dhe përulësia shekullore që na karakterizon do rikthehet dhe qetë qetë do presim memorialin e radhës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...