Merr postin e madh në administratën italiane: Kledi Kadiu i tregon mbarë botës se shqiptarët ia dalin

496

Kledi Kadiu është një emër i njohiur për baletin shqiptar, por prej shumë vitesh dhe për artin ndërkombëtar, sidomos atë italian. Kontributi i tij në emisionet televizive të kërcimit dhe në projektet e ndryshme ka qenë i madh.

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu ka ndarë ditën e sotme një lajm të mirë me të gjithë fansat e tij. Përmes një statusi në ‘Instagram’, balerini ka rrëfyer se është emëruar për kandidat në administratën e Fondacionit Nacional të kërcimit të Romës.

Kledi është shprehur se do të përpiqet të bëj një punë të mirë.

‘Do të përpiqem të bëj një punë të mirë dhe t’i dedikoj këtij impenjimi të ri të gjithë pasionin dhe impenjiminin, që si gjithmonë i kam dhënë në punën time’, shkruan balerini.

Balerini i njohur është rasti tipik që tregon se shqiptarët ia dalin gjithmonë nëse i vendosin një synim vetes. Kujtojmë që Kledi ka themeluar shkollën e tij të baletit “Kledi Dance” në kryeqytetin italian.