Nipi i deputetit socialist dhunon një grua në sy të policëve

Pamjet e një gruaje e cila rrihet me shkelma dhe grushte në Tiranë, pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, nga një burrë, kanë bërë xhiron e mediave sociale prej dy ditësh.

Nga video duket se prezent janë dhe efektivë të policisë, por askush nuk e “prish terezinë”. Dhe duket se e ka një arsye “të madhe”!.

Dhunuesi barbar quhet Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. Por e gjithë kjo situatë nuk përfundon këtu. Edhe pse Ramazan Rraja e dhunon në sy të efektives së policisë, ai po hetohet në gjendje të lirë. Natyshëm lind pyetja: Kjo është drejtësia që duam?

Deputeti socialist Rrahman Rraja u përfshi në një skandal pak muaj më parë. Djali i tij, sipas organit të akuzës kishte dhunuar një vajzë, me të cilën kishte një lidhje.
Dhuna kishte arritur deri aty, sa Rexhep Rraja djali i deputetit i kishte fikur vajzës disa cigare./ Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME