EDUART NDOCAJ KALLËZIM PENAL PËR…

Ish-kandidati per Bashkine e Lezhes Eduard Ndocaj ka bere kallezim penal ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lezhe kunder anetareve te KZAZ-ve 12 dhe 13 te Bashkise Lezhe,

Anetareve te Komisioneve te Votimit dhe Numerimit ne KZAZ-te 12 dhe 13 te Bashkise Lezhe per zgjedhjet lokale te 30 qershorit dhe kandidatit per bashkin Lezhe Pjerin Ndreu.

Ndocaj thote se gjate dites te votimit me 30 qershor dhe ne ditet vijuese jane verejtur nje sere parregullsish, prej vezhguesve te mi ne qendrat e votimit dhe numerimit. Keto parregullsi jane indicie te plota qe tregojne se ne keto zgjedhje jane konsumuar nje sere veprash penale qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve, nga personat e ngarkuar per organizimin dhe mbarvajtjen e tyre.

“Me konkretisht Rezulton se ne 8 Qendra Votimi kane votuar 650 Meshkuj dhe asnje Femer, gje qe evidenton faktin se keto kuti jane manipuluar.

Gjithashtu ne 18 qendra nuk rezulton asnje flete e papardorur, pra kane votuar 100% e zgjedhesveNë qendrën e votimit nr.763 në Ungrej kanë votuar edhe emigrantët që jetojnë në Greqi.
Shume zgjedhes te mi jane frikesuar dhe kanosur, per te mos votuar fare apo per te votuar kundershtarin.

Vezhgueset e mi ne momentet e fundit jane nxjerre jashte nga vendet e numerimit duke tjetersuar vullnetin e zgjedhesve.

Te gjitha keto indicie tregojne se ka pasur shkelje te renda te ligjit dhe qe jane konsumuar elementet e veprave penale qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve, duke cenuar keshtu ne menyre te pariparueshme gjithe procesin zgjedhor dhe vullnetin e sovranit.

Ne perfundim, ju kerkojme ju si organ kompetent, kryerjen e nje hetimi te thelluar pasi indiciet dhe provat tregojne qarte dhe ne menyre te pamohueshme se ne keto zgjedhje jane kryer shume krime elektorale, ekzistojne dhe jane te njohura boterisht para te gjithe publikut.-perfundon kallezimin e tij ish-kandidati Eduart Ndocaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...