Ishulli që duhet vizituar ketë vere, jo shume larg nga Shkodra

Në një kohë kur gjurmët e historisë janë të padiskutueshme dhe ku më së miri tregohet e shkuara e lavdishme e këtij vendi tanimë të vogël, na vjen para sysh një dëshmi tjetër, me gjurmët akoma të njoma të mesjetës. Jemi duke folur për Qytetërimin e Sardëve, sot quhet ishulli i Shurdhahut, që ndodhet në një ishull në liqenin e Vaut të Dejës.

 

 

Sarda është një qytet 3000 vjeçar që dikur ka qenë një fshat i vogël pranë lumit Drin.

Zona ku ndodhet Sarda është e rëndësishme për nga pikëpamja arkeologjike dhe historike. Këtu ndodhet vendbanimi i hershëm i Gajtanëve(Shpella e Gajtanëve) vendbanimi i Jubanëve(Shpella e Jubanëve), qyteti i Gajtanit, Kalaja e Danjës.

 

Qyteti përshkruhet në shumë shkrime dijetarësh të huaj dhe arkeologësh që e kanë vlerësuar si zonë trashëgimie të kulturës ilire.

 

Qyteti mesjetar Sarda sot kalaja e Shurdhahut ndodhet afërsisht 10 milje nga qyteti Vau-Dejësit dhe 4 milje nga fshati Rragam, i cili ndodhet 9 km nga qyteti i Shkodrës. Qyteza e Sardës deri në fund të shekullit 15 ka qënë një qendër e rëndësishme kulturore dhe pikë takimi i tre kulturave kryesore të gjithë trevës së veriut,

kulturës së Malësisë, të kulturës së Mirditës dhe të Zadrimës, të cilat me karakteristikat e veçanta që i dallojnë nga njëra- tjetra u kanë rezistuar kohës dhe rrymave kulturore të huazuara nga pushtues të ndryshëm.

 

Sarda dikur ka qenë një qytezë përbri lumit Drin, si një gadishull strategjik dhe si një pikë ndërlidhëse me rrugën e vjetë r Gjakovë – Shkodër – Ulqin, sot nga një qytezë e pabanuar e rrethuar me kurorën e bukur të ujit të kristaltë të Drinit,

 

është kthyer në një ishull interesant dhe në një pikë të rëndësishme turistike. Uji i liqenit, malet dhe kodrat përreth me gjelbërimin e tyre,krijojnë një pejsazh me bukuri të rrallë, duke i dhënë këtij ishulli vlera të mëdha ekoturistike.

 

Për këtë qytezë kanë shkruar shumë studiues të huaj si Ippen, De Grandi, J.G.Hahn dhe studjues dhe arkeologë shqiptarë , të cilët e kanë vlerësuar si një mbartës të kulturës Ilire. Vetë emri i saj i transformuar më vonë në

 

Shurdhah ka origjinë Ilire siç dëshmohet nga qyteti i Sardis. Sarda ka qenë një stacion pushimi në rrugën e vjetër të Dardanisë. Në vitin 877 ka qenë qendër e krahinës së Polatit që përfshinte malësitë në të dy anët e drinit nga liqeni i Shkodrës deri ne Kukës .

 

Qyteti brenda këtyre mureve ishte mjaft i zhvilluar edhe pse për syrin joekspert është e vështirë të rikompozojë pamjen e tij. Arekeologët japin një pamje më të qartë, sidomos të asaj që Sarda ofronte pas portës së rrethimit të parë, ku jetonte masa dërrmuese e qytetarëve të thjeshtë. Arkeologia Etleva Nallbani thotë se me aq sa është gërmuar, banesat kanë dalë me tre ambiente.

 

Me ambiente sanitare, pra ka pasur tualete në atë periudhë , me oborre të brendshme të ndërtuar me gur të latuar, teknikë pak a shumë vendeciane të mbuluar me rasa ose me tjegulla që janë tipike për stilin roman dhe që janë të pranishme sigurisht edhe në kishën e Shurdhahut. Sipas të dhënave qyteti jetonte përmes tregëtisë, ndërsa një rëndësi e veçantë i kushtohej edhe bujqësisë duke pasur parasysh që dikur tokat që sot janë nën liqen, kanë qenë shumë pjellore.

 

Porta e dytë ishte ajo që siguronte drejtuesit duke iu dhënë një mundësi të dyfishtë për të përballuar një sulm të mundshëm armik. Ishte një portë që mbante të ndarë edhe qytetarët e thjeshtë nga prijësit e tyre. Disa nga gojëdhënat thonë që kjo portë quhet ndryshe edhe “porta e kunorës”. Priftërinjtë dikur para se t’i vendosnin kurorën një çifti, masnin mashkullin që do martohej dhe thoshin që të matej me harkun e kësaj porte, pra kapuçi i bardhë të ndeshej me harkun e portës. Në qoftë se nuk do t’i ndeshte ai nuk do të kishte të drejtë për martesë. Qëllimi i kësaj ishte ruajta e rracës së gjatë. Pra meshkujt që ishin të gjatë do të trashëgoheshin, ndërsa të tjerët jo.

 

Gërmimet e bëra më 1967-1970 zbuluan banesa, kisha dhe objekte të tjera arkeologjike.

Vajzat dhe gratë e Arbërisë, mund t’i dalloje qartazi prej gjithë të tjerave. Ato mbanin në duar byzylykë të mëdhenj të harkuar, në qafë gjerdanë me rruaza qelqi, ose rrathë qafe në formën e diskut diellor me varëse të vogla sferike. Gishtat gjithmonë të stolisur me unaza, ku vijëzimet dhe format ishin karakteristike.

 

Rripat e mesit zbukuruar me varëse të shumta. Ndërsa broshat dhe fibulat ishin shumë të veçanta. Në një dasmë apo festë tradicionale, mund të shihje një pjesë të mirë të arsenalit të tyre të stolive. Materiali me të cilin ishin punuar? Bronz, ar dhe argjend. Kjo botë stolish i kish rrugët që iknin tej në thellësi të shekujve, deri tek qytetërimi i ilirëve, e ndoshta edhe më larg.

 

Tani, pas shumë shekujsh, gjurmët e tyre mund t’i hasësh vetëm në zonat ku vendbanimet e arbërve ishin shumë të njohura.

 

Arkeologët kanë zbuluar në varrezat e mëdha të arbërve në Krujë, Lezhë, kalanë e Damacës, Pogradec, Rremull, Derjan, në kështjellën e Shurdhahut, në Ohër, në Radolisht, etj, qindra bizhuteri, me forma e modele ndërtimi nga më të habitshme.

 

Pas shumë kërkimesh e konkluzionesh studiuesit e mesjetës së hershme kanë nxjerrë tashmë përfundimet e tyre. Mund t’i imagjinojmë atelietë ku punonin mjeshtrit arbër, kërkesat që kishin dhe tendencat e kohës, pse mbeten të veçanta e të papërsëritshme, vlerat artistike të tyre dhe finesa e punimeve.

 

Në qafë të kodrës u zbulua një varrezë arbërore e shek.VI-VII. Qyteti me një sipërfaqe 4.8 ha ka qenë i fortifikuar me dy mure, që rrethonin përkatësisht qytetin e poshtëm dhe atë të sipërm. Sarda lindi në pragun e mesjetës si një vendbanim i vogël dhe u zhvillua në shek.XI-XII si një qytet tipik mesjetar. Me pushtimin osman më 1491 Sarda u shkatërrua dhe nuk u rimëkëmb më.

 

Zona përreth kësaj qendre kulturore është një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike dhe historike. Në të gjenden rrënojat e një kalaje antike romake dhe një numër objektesh të tjera me vlerë për t’u vizituar, që i përkasin shek. të XI-të.

 

Vetë emri i saj i transformuar në Shurdhah ka origjinë Ilire nga qyteti i Sardis.

Sarda ka qenë një stacion pushimi në rrugën e vjetër të Dardanisë. Në vitin 877 ka qenë qendër e krahinës së Polatit. Sarda, dikur një qytezë përbri Drinit, ishte vendbanim i familjes së madhe feudale të Dukagjinëve ku ata ndërtuan pallatin mbretëror.

 

Pinjolli më i njohur i kësaj familjeje, Lek Dukagjini, e ktheu Sardën në kryeqendrën e tij. Pikërisht këtu, në këtë vend ku sot kanë mbetur vetëm disa rrënoja, mendohet se Lek Dukagjini kishte rezidencën e tij. Familja e njohur e Dukagjinasve ruajti juridiksionin mbi Sardën, derisa e gjithë kjo zonë u pushtua nga turqit.

 

Familja e Dukagjinasve njihet si një ndër më të fuqishmet e kohës. Dihet se Lezha ka qenë kryeqendra e tyre, të cilën ata ja lanë Vendikut në 1393. Dukagjinasit kanë qenë zotër të Zadrimës, njëkohësisht edhe zotër të Sardës.

 

Sot një qytezë e pabanuar e rrethuar me kurorën e bukur të ujit të kristaltë të Drinit, Sarda është kthyer në një ishull interesant dhe në një pikë të rëndësishme turistike.

Bazuar tek qarkushkoder.gov.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...