11 vite rresht: Përfundon ‘E Diela Shqiptare’, rrëfimi prekës i Ardit Gjebreas

602

Emisioni që ka shoqëruar çdo të diel të gjithë publikun shqiptar ka përfunduar dje edhe këtë sezon të suksesshëm. Autori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka bërë një rrëfim prekës për 11 vite që ky program është në transmetim duke falenderuar të gjithë stafin.

 

“E diela shqiptare sot përfundoi vitin e 11të. Mirënjohja ime është për skuadrën që punon me pasion, besim dhe dashuri, për skuadrën që nuk tha një herë: u lodha, nuk bëhet…Është kjo skuadër që më jep motiv të jem aty edhe kur jam i pamundur, të bëj gjithçka që të ndihen mirë jo vetëm me mua, por mbi të gjitha me njëri tjetrin.

 

E nëse them që ne jemi familja e madhe e të dielës shqiptare, është meritë e skuadrës familje që punon për këtë program. Dhe së fundi, falënderoj çdo shikues që për 11 vite me besnikëri na ndjek, që ndan me ne gëzimin dhe lotin, muzikën dhe protagonizmin.

 

Sepse kryefjala e vërtetë e programit, janë ata që na ndjekin. Çdo telekomandë që mbetet tek E diela shqiptare është shpërblimi i vetëm i mundit të çdo dite.
Faleminderit me zemër”, shkruan Arditi.