Të mësohemi tu themi edhe faleminderit mjekëve!

Nga Mentor Kikia

Një pjesë të natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të sotëm, isha i detyruar ti kaloja në urgjencën e QSUT-së. Gjëja e parë që bëjmë kur largohemi nga spitalet është të kritikojmë kushtet e shërbimit(që padyshim lënë për të dëshiruar), apo të akuzojmë mjekët.
Por unë sot dua ti falenderoj dhe ti shpreh mirënjohjen ekipit të urgjencës, jo thjeshtë për shërbimin modest ndaj meje, por për atë që bëjnë çdo natë me qindra njerëz.

 

Probleme të ndryshme, temeramente të ndryshme, njerëz që mendojnë se edhe kur mjeku është me të dyja duart e zëna, ai kërkon para të të shërbejë. Pashë qindra njerëz që mbrëmë morën shërbim. Pashë mjekë e infermierë, që me qetësi e durim të admirueshëm dëgjonin gjithkënd, edhe ata që kërkonin të pamundurën e momentit.

 

Ata bëjnë thjeshtë punën e tyre, por për ne të tjerët është më shumë se thjeshtë një punë. Ndaj të mos i kursejmë falenderimet dhe mirënjohjen për njerëzit e përkushtuar, që me punën e tyre na shpëtojnë jetën ne të tjerëve.

 

Në foto me mjekun e turnit të mbrëmshëm Besmir Koçia.

Ju ftoj ta shpërndani këtë postim si një shenjë falenderimi për të gjithë njerëzit e mjeksisë që e bëjnë punën e tyre me ndershmëri e përkushtim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...