HUMB JETËN PUSHUESI NË PLAZHIN E VELIPOJËS

604

NJË TJETËR PUSHUES KA HUMBUR JETËN NË BREGDETIN SHQIPTAR.NGJARJA KA NDODHUR NË ORËT E PASDITES TË SË MARTËS NË PLAZHIN E VELIPOJËS. I MOSHUARI JUSUF KRYEZIU 84-VJEÇ NGA KOSOVA KA PËSUAR INFARKT,

 

DUKE HUMBUR JETËN PA PASUR MUNDËSI TË MARRË NDIHMËN E PARE MJEKËSORE. FATKEQËSISHT, EDHE NË KËTË SEZON TURISTIK KA PASUR PERSONA QË KANË GJETUR VDEKJEN TEKSA ISHIN ME PUSHIME.

 

DISA PREJ TYRE JANË MBYTUR, E NDËRSA DISA TË TJERË KANË PËSUAR INFARKT TEKSA JANË FUTUR NË DET. BËHET E DITUR SE VETËM GJATË KËSAJ VERE JANË MBYTUR 7 PUSHUES.