Flet mjeku i Enver Hoxhës: Sali Berishën e propozova unë për mjek në Bllok, por…

Isuf Kalo, mjeku i diktatorit Enver Hoxha, ka dhënë një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”.

Doktor Kalo, mirë Enverin e mjekuat dhe e shëruat po vetë si je me shëndet? Si ia ke dalë që ta mjekosh diktatorin duke kaluar stres, preukopim dhe mbi të gjitha frika se mos ju ndodhte juve diçka?

 

Me shëndet jam mirë. Jam mirë akoma. Jam 77 vjeç, kam dalë në pension por pavarësisht vijoj aktivitetin. Besoj ka edhe të tjerë si unë që duke qenë aktiv në jetën profesionale dhe pedagogjike, publicistike, jeta e ruan ritimin e saj. Vitet e Bllokut ishin vite kur unë isha shumë i ri.

Si mendoni, a ishit ju fatkeq apo fatlum që i shërbyet Enver Hoxhës? Si e përcaktoni sot atë që bëtë?

 

Po të kthehemi në kohë ishte një detyrë e pabesueshme. Ishte fat i madh. Më shuëm se një person real, Enver Hoxha ose siç i thoshim ne shoku Enver ishte një mit. Gëzonte të paktën në aparencë. Sapo mbarova fakultetin e Mjekësisë kërkoja të filloja sa më shpejt në punë. Por nuk po kuptoja që pse emërimi im po vonohej. Isha nevojtar sepse kisha gjëndje jo të mirë ekonomike,. Më kishte vdekur babai gjatë viteve që isha në fakultet dhe më par më kishte vdekur një vëlla. Ishim 8 fëmijë dhe me vetëm nënën me një gjysmë pensioni ishte shumë vështirë jetesa. Kisha ardhur në Tiranë nga Luzati i Tepelënës që në moshën 5-vjeçare.

Edhe pse jetoja në Tiranë merrja një gjysmë bursë. Në këtë mënyrë më bëri që nga kjo vonesë të shkoja të interesohesha. Shkova në ministrinë e Shëndetësisë dhe kërkova përse nuk po më emëronin,. Personi që takova më tha që në pritje të emërimit mund të filloja provizorisht në një punë. Por kjo më habiti edhe më shumë. Të gjithë të tjerët e diplomuar kishin filluar punën, ndërsa unë jo. Nuk kisha asnjë pretendim. Doja punë. Por papritur më thërresin dhe më thonë që isha emëruar në klinikën speciale. I paditur se çfarë ishte pyeta; Ku është kjo në Tiranë? Pa e ditur që nga ai moment e deri në vitin 1991 do punoja aty dhe nuk e kam ndërprerë asnjëherë punën po nga aty. Ai që më lajmëroi më tha që kisha qenë me fat.

 

Si mendoni ju përse ju përzgjodhën pikërisht juve?

Unë mendoj se kisha rezultate të mira në mësime dhe se karaktersitikën e mirë. Një nga arsyet ishte se familja ime kishte shumë anëtarë partie. Ndërkohë kisha dy vëllezër ish-partizanë dhe tre vëllezër të tjerë anëtarë të partisë. Biografia ime ishte shumë e mirë, shumë solide.

Sa vjeç ishit kur filluat punë në klinikën speciale të Bllokut?

23 vjeç. Dhe gjatë gjithë kohës punova aty në klinikë. Në vitin 1973 më thirri Hysni Kapo dhe më tha se Partia të ka besuar një detyrë shumë të rëndësishme, të jeni mjek personal i shokut Enver. Ishte e pabesueshme për mua dhe shqetësim. Hysni Kapo më tha që mos të shqetësohesha se profesor Fejzi Hoxhën do ta kisha mbështetje. Madje edhe atë vetë do ta kasha mbështetje. Që nga ai moment u fillova punën mjek personal i Enver Hoxhës. Ka qenë 9 korrik 1973 kur nisa këtë detyrë.

Keni shkruar në libër që këta lloj mjekësh që mjekonin diktatorin cilësoheshin si veterinerët që mjekonin kafshët e egra në kafaz në kopshtin zoologjik. Pra kishin rrezikun brenda. Ok profesor Kalo, ju ishit veterineri, por ata që mjekuat jua çfarë lloj kafshësh ishin?

 

Jo, nuk e kam thënë. Unë kam cituar një mjek të huaj që në një takim në Paris më provokoi duke ma thënë këtë shprehje. Ai më tha jam kurioz, ti kur shkon dhe viziton këta personalitete, a e ke ndjerë ndonjëherë veten si veterineri që hyn brenda në kafaz? Unë i thashë jo, nuk e kam menduar asnjëherë.

Në atë kohë unë e kuptoj që doemos kështu do ta thoshit, po sot a keni të njëjtën përgjigje apo mendoni ndryshe?

Edhe sot mendoj njësoj. Nuk e kam menduar. Nuk e kam patur këtë frikë. Ata ishin shumë të sjellshëm.

Doktor Kalo, nëse do e përmblidhnit me një fjalë çfarë ishin njerëzit e Bllokut, përbindësha kriminelë apo bamirës dhe heronj?

 

Unë do të thosha se ata ishin njerëz si të gjithë ne. Nuk pashë që dikush prej tyre të kishte dhunti ekstraordinare. Por ata kishin fat ndryshe nga ne. Disa patën fat të çuditshëm që nga askush u bënë dikush, ndërsa disa nga dikush u rrëzuan në humnerë pa e ditur edhe ata përse. Përzgjedhja ishte bazuar në kriteret e besueshëmrisë dhe jo të zotësisë. Është gabim si perceptojmë sikur këta ishin monstra. Sepse kështu do quhej aksident gjenetik. Dhe kjo lindte supozimin ë ndodhi një herë dhe nuk mund të ndodhë gjithmonë. Por një pjesë e tyre ishin të sjellshëm qoftë edhe për fasadë. Sepse morali komunist kështu e kërkonte.

Ju e keni shrkaur në libër që Enver Hoxha ishte diktator dhe të gjithë në Bllok ishin ashtu. Por sot pas kaq vitesh a ndjeni brengë që keni mjekuar një diktator dhe i keni zgjatur jetën atij dhe në një farë mënyre i keni zgjatur jetën diktaturës në Shqipëri?

Por kjo është një çështje etike dhe deontologjie. Unë nuk konkurova për të qenë mjek i Enver Hoxhës dhe as mjek i klinikës. Mua më emëruan, mora një detyrë shtetërore. Unë e quajta fat. Unë Enver Hoxhën nuk e kam trajtuar si një person i jashtëzakoshëm. Unë e kam trajtuar si pacient. Mjeku nuk ka një pacient më të mirë dhe një pacient më të keq. Një mbret i tha mjekut do më mjekosh më mirë se ushtarët. Mjeku i tha, jo, unë ushtarët i mjekova si mbretër. Nuk kam brerje ndërgjegje dhe e kam patur krenari që kam qenë mjek i tij.

 

Në atë kohë që ishit krenar unë e kuptoj. Por tani a vazhdioni të ndjeheni krenar?Me atë që lexova në liobër unë kuptova që ju keni brerje ndërgjegje. U ngrit një system diktaoprial që vuajti populli.

Që Enveri ishte diktator dhe regjimi ishte diktatorial kjo ishte e shpallur nuk do ta zbuloja unë. Por unë nuk mjekova diktaturën por unë mjekova diktatorin. Edhe po të mos ishte Enveri dikush tjetër do zëvendësonte atë, një Enver tjetër, një diktator tjetër. Sepse sistemi do të thoshte diktaturë. Nuk ishte diktator vetëm Enver Hoxha. Diktator ishte drejtori i shkollës, drejtori i ndërmarrjes. Diktatior ishin edhe burrat në familje.

A ishit ju i privilegjaur dhe i përkëdhjeklur nga sistemi komunist?

Mua më vjen zor të them që nuk isha. Po ta krahasosh me ata që vuanin unë isha shumë ndryshe. Por unë nuk kam qenë më mirë i paguar se të tjerët.

 

Sa ishte rroga juaj?

Rroga ime ka qenë si e çdo mjeku.

Sa merrnit ju kur ishit mjek i Enver Hoxhës?

Paga ime ishte 8 mijië lekë të vjetra.

A merrnit suplement?

Jo. Nuk kishte. Fat i madh ishte që unë shkoja jashtë shtetit. Për të parë botën dhe specializim. Por kur kujtoj vajzën që kur mbushi 20 vjeç më tha babi më ke munguar shumë, jam ndjerë keq. Pastaj po të llogaritësh që nuk kam qenë kur më vdiq im vëlla….. Orari ishte 8 orë, por në fakt isha 24 orë në punë. Isha i monitoruar.

 

Prandaj unë ju pyeta në fillim si keni qenë me shëndet?

Megjithatë kam qenë mirë.

A e keni sheklur betimin e Hipokratit duke shkuar këtë libër?

Absolutisht jo. Unë nuk kam punaur duke u betuar në betimin e Hipokratit. Pork am punaur me ndërgjegjen dhe impenjim.

Si ka mundësi që ju në libër shkruani për barazi varfërie në Shqiëpri kur në fakt rreth 100 mijë shqiptarë vuajtën nga ai regjim 50-vjeçar duke i pushkatuar, burgosur dhe përndjekur? A i thatë ndonjëherë pacientit tuaj Enver Hoxha që përveç kësaj barazie në varfëri pushkatoheshin dhe burgoseshin njerëz për shkak të bindjeve dhe ky ishte krim masiv?

 

Ju e prisni këtë që tia thoshte doktori? Apo prisni që tia thoshin shokët, e shoqja, fëmijët? Me këtë pyetje ju tregoni se nuk dini asgjë çfarë përfaqësonte ai regjim. Hysni Kapo më tha shërbeji mirë atij dhe populli do të jetë përjetë mirënjohës.

A u është mirënjohës populli shqiptar juve?

Nuk e di. Di që askush nuk mund tia thoshte Enverit diçka që nuk shkonte. Dikush që ia ka thënë përfundoi keq.

Si ka mudnësi që edhe përpara togës së pushkatimit unë kam lexuar që armiqtë dhe kundërshtarët e Enverit thërrishin Rroftë Enver Hoxha, të Rrojë Partia! Si ka mundësi?

Sepse ata besonin që ai regjim do ishte i përjetshëm. Kishin shpresë që e drejta e tyre do dilte. Nëse ata dënonin Enverin ata merrnin vulën e përhershme. Ata luteshin dhe qanin si Petrit Dume, madje edhe Kadri Hazbiu. Ose nuk kishin njohur mekanzimin se ai Enveri funksiononte se kishin shpresë që e drejta e tyre do dilte. Ata e kanë ndjerë vetë që janë dënuar me pa të drejtë ose gabimisht.

 

A kishte sozi Enver Hoxha?

Jo. Të paktën sa kam shërbyer unë kurrë nuk di qëtë dikush të ketë bërë sozinë e tij

Një student më pyeti një ditë, kur ishte kaq gjakatar regjimi komunsit, dhe Enver Hoxha një përbindësh si ka mundësi që nuk iu bë asnjë atentat? Si ka mundësi që nuk u qëllua as me llastiqe?

Nuk bëhej fjalë. Enveri nuk mbante kurrë antiplumb dhe nuk ruhej siç mund të ishte perceptimi. Nëse dikush do të dionte ti bënte diçka mund tia bënte shumë lehtë. Unë kam qenë atje dhe e njihja masën e sigurisë. Ai futej në mes të turmës dhe nuk kishte asnjë droje. Nuk kishte fare rrezik. Truprojat ishin të thjeshtë pa ato teknikat e njohura që kanë.

A ishte Sulo Gradeci, komandant i grupit të shoqërimit të Hoxhës, një njeri I zoti që vërtetë i mbronte jetën?

Ai ishte shumë I zgjaur, por jo se kishte ndonjë teknikë të lartë për mbrojtjen e Enverit. E thashë, nëse dikush do të donte ti bënte diçka Enverit mund tia bënte?

 

PËR VDEKJEN E MEHMET SHEHUT

Zoti kalo përse e keni kaluar tangent në libër vdekjen e Mehmet Shehut. Madje keni dhënë një lloj sigurie që ishte vetëvrasje kur faktet flasin ndryshe? Janë disa fakte që e konfirmojnë që Mehmt Shehun e vranë por një fakt është mbi të tjerët: Ekspertiza balistike cilëson se e ka qëlluar veten me dorën e majtë, eksperiza mjeko ligjore cilëson se e ka qëlluar veten me dorën e djathtë. Mjafton vetëm kjo për të thënë se gjithçka është e manipuluar.

Unë nuk jam mjek hetues. Unë kam folur me shumë imtësi me doktor Hariton disa herë dhe ai më ka thënë 200% se kjo është vetëvrasje. Nëse ekspertiza e letrës që ka lënë Mehmeti vërtetohet katërcipërisht e shkruar me dorën e tij, këtë nuk mund ta ketë shkruar vrasësi. Kjo i mbyll të gjitha. Unë kam dhënë versionin tim, logjikën që të çonte që vetëvrasja ishte një nga opsionet e fundit dhe e vetme që i kishte mbetur Mehmetit për të minimizuar pak vështirësitë e situatës që ishte krijuar. Unë nuk aludoj fare sepse bazohem mbi këtë logjikë. Nuk ishte një vetëvrasje nga emocioni apo frika dhe dëshpërimi. Ishte një akt negocimi “unë po iki nga jeta sepse e kuptova që unë pengoj por vetëm do më plotësoni këto, këto, këto gjëra dhe i la të shkruara. Fatos Harito më thotë që i biri i Mehmetit, Bashkimi ka ardhur nga Spanja për këtë punë, i ka marrë të gjitha argumentat dhe ka ikur plotësisht i sqaruar.

Si u zhduk infermierja e Mehmet Shehut menjëherë pasi ai u gjet I vdekur?

Nëse i referohemi librit unë kam dhënë racionalitetit se si zhvillohen ngjarjet dhe pse kishte logjikë që kjo ishte vetëvrasje. Mehmeti e vrau veten atë natë kur nuk kishte mbaruar procesi i dënimit të tij . Kush tha që u zhduk infermierja e Mehmetit?

 

Ku është? Ku shkoi?

Tani po diskutojmë librin tim dhe jam i mendimit se ishte vetëvrasje.

Gabon vëllai i Mehmetit?

Nuk e di, nuk e njoh.

Vëlli i Mehmetit, Duro Shehu është i bindur që kjo është vrasje dhe e ka shkruar në kujtimet e tij se i vëllai ëhstë helmuar dhe më pas është vrarë. Duro Shehu shkruan se nuk mund të vrasë njeriu veten me dy plumba në zemër.

Unë në libër nuk merrem shumë nëse është vrasje apo vetëvrasje. Për mendimin tim me Mehmet Shehun u nis një vendim që quhet eleminim, i cili është një proces cili ndiqet shkallë-shkallë i cili përveç se jetës të merr të gjitha meritat. Fati i Mehmetit është vendosur qysh në 15 ditëshin e parë të muajit shtator pas 4 takimeve që ai bëri më Enver Hoxhën dhe Nexhmijen në të cilat Enveri i propozoi Mehmetit që për ta mbyllur gojën dhe opinionin të pranonte ta dënonte djalin , të hiqej sikur nuk kishte pasur dijeni për fejesën. Me këtë ai thoshte se do shpëtonte opinionin e partisë që mos mendojnë njerëzit se ndryshe themi, ndryshe bëjmë. Mirëpo Mehmeti nuk pranoi. Tha: Jo, gabimin e bëra unë sepse djali im më pyeti. Kjo ishte e kundërta e asaj që donte Enveri. Vrasja nuk ishte një akt që i shërbente Enverit ndaj Mehmetit sepse krijonte histori, krijonte zhurma pas, kurse eleminimi bëhej dalëngdalë duke i hequr nga kryeministër, drejtor ferme etj. Mehmeti e prishi këtë plan. Ai e kuptoi që një ditë do përfundonte keq. Unë jam i bindur se ishte vetëvrasje.

Doktor, ky është aludim nuk është fakt. Faktet janë fakte, ato nuk janë as të miat dhe as tuajat. Mehmet Shehu është vrarë.

Ky është mendimi juaj. Unë nuk mendoj kështu.

 

Ka një fakt që më ka habitur nga ajo që e sillni në librin tuaj. Në materialet që iu gjetën Mehmet Shehut në zyrë pasi u gjet i vdekur ishte edhe një revistë pornografike dhe një disk me pamje filmike pornografike. Çfarë ishte kjo?

Edhe unë jam habitur. Mehmeti nuk jepte shenja dhe të dhëna që të ishte pas fustaneve. Ky fakt më ka habitur. Unë kam patur shumë kontakte me të dhe e kam vizituar, por nuk më ka lënë asnjë mendim në këtë aspekt. Por kjo kështu ka qenë.

Për SALI BERISHËN

A jeni dakord me konstatimin e zotit Berisha se sot pushtetin e kanë ata që i kanë pasur etërit komunistë?

Unë nuk e kam cituar këtë. Kjo është fotoja e parë kur sapo ishte bërë PD. Kjo është në zyrën e PD, tek rruga e Kavajës.

E ke kaluar pak tangent Berishën për atë punën e mjekut.

Historia ka qenë e lidhur me impaktin e parë që pati Hysni Kapo. Ishte një situatë që u sëmur dhe pati një çrregullim në zemër dhe Haki Toska ndërkohë që ishte në Vlorë dhe shpëtoi falë Anesti Kondilit që ishte një professor. Dy –tre kardiologë shkuan në Vlorë ndërkohë pësoi Hysniu dhe Enveri la porosi që të krijohet një grup që ta ndjeki Hysniun. Erdhi doktor Shyti, doktor Sami Kokaj, Kamberi që ishin në grupin tonë që bënin roje. Atëherë lindi nevoja për doktor dhe u futën në atë kohë në shërbim të Bllokut por jo si staf i përhershëm i Bllokut. Duhet të ketë qenë viti ’78. Unë e propozova Berishën. E morën Berishën si pjesë e grupit. Berisha qëndroi me grupin sa e kaloi atë fazë. Më pas u shkëput sepse ishte pedagog, por mbante kontakte .

 

Si ka mundësi që Nexhmie Hoxha bën një akuzë shumë të rëndë dhe të paprovuar duke thënë për zotin Berisha në një intervistë tekstualisht: “Në listën që më dërgoi Hysni Kapo ishte edhe Sali Berisha. Për çdonjërin kishte disa rradhë me të dhëna biografike . Kur lexova që Sali Berisha kishte vjehrrën serbe, ish partizane por me UDB unë në moment thashë: Larg nga lidhjet me serbët dhe aq më shumë me UDB.”

Tani Nexhmija ka folur mendimin e saj por kjo nuk është pjesë e librit tim. Unë kam thënë se kam dashur që Saliu të jetë aty dhe nuk u miratua. Pse nuk u miratua, nuk i kam hyrë kësaj pune. Unë vetë Saliun nuk kam pushuar së trajtuari si mikun tim dhe të kemi relacione pavarësisht se ç’është menduar për të . Saliu atë kohë ishte anëtar partie, ishte mjek i dalluar, kjo kishte rëndësi, por nuk ishte komunist.

Pse këtë foto ku jeni ju, Berisha dhe fëmijët e Enver Hoxhës pse nuk e keni vënë në libër?

Sepse është keqpërdorur. Ky është një moment intim në Volorekë, në Pogradec dhe ka të ngjarë të ketë qenë ditëlindja ime ose e ndonjë tjetri. Jemi shoqëri, kryesisht Saliu me të shoqen, Sokoli me të shoqen, është Valdete Sala, është ime shoqe aty.

 

PËR BASHKËSHORTEN DESI KALO

Tani fotoja e fundit, me bashkëshorten tuaj. Si ja ka dalë kjo zonjë e nderuar me ju dhe të gjitha problemet që ti ke pasur.

I detyrohem shumë asaj, ka mbajtur barrën e shtëpisë , ka edukuar fëmijët. Djali ka mbaruar gjimnazin Sami Frashëri me medalje ari, vajza gjithashtu me të gjitha dhjeta. Ka qenë jashtëzakonisht mirëkuptuese, e sakrificës, e kuptonte që ishte pjesë e detyrës sime. Por kemi pasur jetë shumë të bukur bashkë. Në një farë mënyre ajo është ndjerë shumë krenare për mua. Ajo më ka mirëkuptuar për ato 3 dekada që kam qenë në shërbim. Nuk ishte zgjedhja ime, ata më zgjodhën mua.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...