Tri gabimet e thjeshta që e shkatërrojnë çdo lidhje dashurie

Posa ndjenja e fluturave në bark fillon të hiqet, ju futeni në një fazë të re të lidhjes ku që të dy ndiheni komod pranë njëri-tjetrit.

 

Nëse nuk keni shumë kujdes, ju mund të bëheni shumë komode dhe ta harroni arsyen se përse jeni në një lidhje.

 

Nuk janë gjithmonë arsyet e mëdha ato që i përfundojnë lidhjet; ndonjëherë mjaftojnë arsye të vogla për t’i dhënë fund një lidhje dashurie.

 

Më poshtë i keni disa prej gabimeve më të thjeshta që çiftet i bëjnë, por që mund t’jua shkatërrojnë lidhjen.

 

Neglizhenca

Lidhjet janë gjëra vibrante që kërkojnë vëmendje dhe kujdes çdo ditë.

Mendojeni lidhjen si kopsht: nëse e mirëmbani vetëm kur keni disponim për ta bërë atë, atëherë padyshim se do t’ju dështojë kopshti.

Ju duhet ta mbillni dhe ta ujitni kopshtin çdo ditë. Lidhja është e njëjtë.

 

Mbajtja e inatit

Falja është proces i rëndësishëm jo vetëm në lidhje dashurie, por në të gjitha aspektet e jetës. Njerëzit bëjnë gabime.

Nëse nuk mund t’i largoni inati pasi partneri ju ka kërkuar falje dhe ka kaluar një kohë, atëherë do të keni vështirësi ta gjeni lumturinë.

Nëse i keni thënë partnerit se ia keni falur, atëherë mos e përmendni të kaluarën më.

 

Nuk shpenzoni kohë kualitative me njëri-tjetrin

Jemi duke folur për kualitet, jo kuantitet. Numri i orëve që i shpenzoni pranë prezencës së njëri-tjetrit është më pak i rëndësishëm se ajo çfarë bëni kur jeni së bashku.

Mundohuni të shpenzoni më shumë kohë kualitative së bashku, duke dalë në takime romantike, duke ecur bashkë, ose duke bërë biseda të thella.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME