Pse Shkodra është kryeqyteti i biçikletave!

Nga Alfred Peza/

RETROSPEKTIVE/ 43

Është shkrepur 122 vjet më parë dhe është një ndër fotot më unike të koleksionit të jashtëzakonshëm të Muzeut “Marubi” në Shkodër.

Puna e Mjeshtrit Pietro Marubi, ka në fokus dy burra nga kryeqendra e veriut.

Zef Çeka dhe Simon Deda pozojnë me biçikletat e tyre në një periudhë kur ndoshta mundësitë e pedalimit ishin shumë të kufizuara nga mungesa e një rrjeti rrugor.

Shkodranët janë shquar për dashurinë e tyre të veçantë për biçikletat. Është kjo edhe arsyeja pse gara e parë çiklistike në Shqipëri, dhe e treta në Europë pas Francës dhe Italisë, u mbajt në Shkodër.

Kjo traditë vazhdon të ruhet e të përcillet ndë breza, derisa vitet e fundit po rikthehet masivisht në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...