Nuk braktis vendin ku i ndrroi jetë pronari/ Njihuni me historinë e jashtëzakonshme të “Hachiko-s grek”

Qeni është një nga kafshët shtëpiake më të dashura për njeriun.

Për më shumë se 12.000 vjet, qeni ka qenë një shoqërues, mbrojtës dhe mbi të gjitha, një mik besnik.

Një histori e jashtëzakonshme që vjen nga shteti ynë fqinj, Greqia, dëshmon më së miri pse qeni është miku më besnik i njeriut.

Bëhet fjalë për një qen esktremisht besnik, i cili prej 18 muajsh qëndron në vendin ku pronari i tij humbi jetën, duke refuzuar të largohet prej aty, pavarësisht kushteve atmosferike.

Sipas Nafpaktia News, pronari i qenit ishte një 40-vjeçar i quajtur Haris, i cili vd,iq më 9 nëntor 2017, pasi godit nga një betoniere.

Ajo që ka habitur banorët e zonës, por jo vetëm, është fakti se si qenushi arriti të zbulonte vendin ku pronari i tij ishte aksidentuar për vde,kje, pasi ndodhej 7 kilometra larg banesës ku jetonte.

Shumë vendas janë përpjekur të adoptojnë qenin, por ai refuzon të largohet nga vendi, edhe kur temperaturat janë të larta, ai shkon për disa minuta tek ndonjë shkurre aty pranë dhe rikthehet sërish në vendin ku pronari i tij humbi jetën.

Të mrekulluar nga gjithë ky përkushtim i jashtëzakonshëm, banorët kanë vendosur t’i improvizojnë një shtëpizë të vogël qenushit besnik, si dhe t’i sigurojnë ushqimin dhe ujin.

Kjo histori e pabesueshme na kujton qenushin e famshëm “Hachiko”, i cili priti pronarin e tij, Hidesaburō Ueno, në stacionin Shibuya në Tokio, çdo ditë me rradhë për 10 vite rresht, pasi ky i fundit ndërroi jetë në vitin 1925.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...