Hamdi Salihi dënohet për falsifikim nga Federata…

Hamdi Salihi, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit dhe aktualisht zëvendëstrajneri i saj, është dënuar këtë javë nga Federata Austriake pasi është përfshirë në një s.kandal falsifikimi dokumentesh për regjistrimin në kampionat.

Një s.kandal i rëndë që ka sjellë rënien nga kategoria të klubit ku ai mbylli karrierën, Viener Nojshtad e me shumë mundësi i ka mbyllur rrugë edhe punësimit të Salihit në këtë klub në të ardhmen pasi ai do të ndryshojë pronarë.

Gjithçka nisi nga kërkesa e Viener Nojshtad për t’u regjistruar në sezonin e ri. Me sa duket klubi nuk paguante prej kohësh lojtarët dhe stafin por presidentja Katja Putzenlehner, u kishte mbushur mendjen të gjithëve që të mos e bënin publike një gjë të tillë në mënyrë që të mos rrezikohej licenca e regjistrimit për sezonin pasardhës.

Në Austri, nëse stafi teknik dhe lojtarët deklarojnë me shkrim se klubi nuk u ka detyrime, kjo depozitohet në Federatë dhe klubi për përputhje me rregulloret e licencimit merr edhe një bonos prej 200 mijë eurosh.

Stafi dhe një përfaqësues i lojtarëve, më saktësisht Hamdi Salihi, firmosën dokumentin, edhe pse klubi ishte i përfshirë në borxhe të shumta dhe Viener Nojshtad ishte pranë sigurimit të licencës.

Por klubi shkarkoi trajnerin dhe ky i fundit si hakmarrje, bëri publik faktin se dokumentet janë të falsifikuar. Sigurisht që hetimi i federatës nxori në pah mashtrimin dhe klubit iu hoq licenca dhe ra në kategorinë e tretë.

Presidentja u përjashtua për një vit, ndërsa kishte dënime disamujore për pjesëtarët e bordit. Kurse për trajnerin, ndihmësin e tij dhe Salihin, u vendosën gjoba për rolin e tyre, pasi gjithsesi ishin bërë pjesë e një mashtrimi. Ish-sulmuesi shkodran është ndëshkuar me një gjobë prej 2 mijë eurosh për përfshirjen në këtë çështje.

Sikur të mos mjaftonte kjo, aksionerët e klubit u mblodhën dhe shkarkuan përfundimisht presidenten duke larguar të gjithë ata që ishin përfshirë në këtë mesele, e afruar investitorë të rinj.

Si rrjedhojë Salihi që shpresonte të kishte një vend në stafin teknik të këtij klubi ku ka luajtur dy vitet e fundit, duket se do të mbetet përsëri pa një skuadër për të ushtruar profesionin e tij të trajnerit, me përjashtim të javëve kur është i grumbulluar me kombëtaren shqiptare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...