Çfarë po ndodh me motin? Stuhi në Lezhë, Shtyllat bien mbi automjete, zona mbetet pa energji elektrike

489

Moti i keq i cili ka përfshirë vendin mbrëmjen e djeshme ka sjellë dëme materiale në Shëngjin. Era e fortë ka zhvendosur shtyllat e energjisë elektrike të cilat kanë rënë mbi automjetet e parkuara pranë tyre.

Kjo gjithashtu ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën përreth. Moti i keq përfshiu të gjithë territorin e vendit pak pas mesnate. Kjo ka sjellë edhe rënie të temperaturave në orët e para të mëngjesit të sotëm.