Bën një vrimë në murin e shtëpisë, pensionistja gjen një gjë të jashtëzakonshme!

Disa bletë që jetonin në vrimën e vogël të një muri në ballkonin e shtëpisë, nuk e shqetësonin aspak të zonjën e shtëpisë, Mara Faitelli, arkitekte në pension. Mediat italiane shkruajnë se kur ajo pa një numër të madh bletësh që kishin ngordhur në tarracë, pensionistja u shqetësua.

Kështu, pronarja e shtëpisë, e vendosur për të zgjidhur problemin pa iu bërë keq krijesave, njoftoi shërbimin zjarrfikës. Këta të fundit të alarmuar kanë shkuar në banesën e saj së bashku me një ekspert që merrej me bletarinë.

Si pasojë e hapjes së një të çare në mur, i la zjarrfikësit dhe bletarin me gojëhapur. Në një zgavër të madhe ishte fshehur një zgjua prej më shumë se 180 centimetër e gjatë dhe një metër e gjerë.

Faitelli është shprehur se ishte shumë interesante, njësoj sikur po shihje një dokumentar. “Bletërritësi, më shpjegoi se kjo zgjua kishte qenë pre e një grabitjeje dhe kjo kishte shkaktuar edhe ngordhjen e krijesave të bekuara”, tregon e zonja e shtëpisë”.

Sipas mediave vendase, në fund të procesit, bletari arrit që të nxjerrë rreth 25 kavanoza me mjaltë. “Do t’ua dhuroj miqve. Jam e lumtur që i gjeta unë, në vend të një tjetri të papërgjegjshëm që do t’u vinte flakën”, ka shtuar Mara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...