Merr fund tragjedia e 7 jetimëve shqiptarë që jetonin në mes të pyllit

“Çdo ditë shkoj te varri i babit, i them pse na le vetëm? Mami është sëmurë, i them Zotit më merr mua”

Këto fjalë drithëruese dalin nga goja e një vajze 15 vjeçe. Xhuljana jeton në mes të pyllit në fshatin Kamiçan të Elbasanit. Nuk është e vetme. Me të jetojnë dhe 7 frymë të tjera. Nëna Pranvera dhe 6 motrat e vëllezërit e saj. Familja Muça prej dy vitesh ka humbur kryefamiljarin. 7 fëmijët kanë mbetur jetimë. Shtëpia e tyre mbi 100 vjeçare mori fund disa muaj më parë. U shemb dhe bë e pabanueshme. Sot 7 jetimët jetojnë një një çadër të sajuar në mes të pyllit, larg thuajse nga çdo frymë e gjallë.

Në emisionin “shqiptarët për shqiptarët”, Pranvera tregon për jetën e vështirë që jeton. Që prej muajit janar jetojnë në një çadër dhe ushqimi që hanë është thërrime buke, salcë dhe ato pak gjethe e jeshilllëqe që Pranvera i gjen në pyll. Historinë e kësaj familje është e rëndë ta dëgjosh dhe tejet e vështirë ta shohësh.

Pranvera: Ngrihem në mëngjes dhe fëmijët më thonë a ka bukë sot? (qan) U them sot nuk ka, nuk kam çfarë të bëj mami. Fëmijët e mi nuk kanë çfarë të hanë. Ça të bëj? Vjet më dhanë misër. Tre muaj e bëra bukë, pastaj mu mbarua. Atëherë fillova t’i zvogëloj kafshatën… i zvogëlova kafshatën e bukës kalamajve të mi! Nuk ka më keq. Çuni rri e rri dhe shtrëngon rripin e pantallonave, i dhemb barku për bukë… t’i ndash fëmijëve bukën çika- çika. Është krim… nuk e di (qan).

Kela dhe Klestia janë 10 vjeçe, binjake. Qajnë dhe përloten. Thonë se hajnë shumë pak dhe shkojnë në shkollë me barkun bosh. Pavarësisht kushteve kaq të vështira, ato kanë dëshirë që t’u shërohet e ëma dhe motra.

Kela: Kur ka bukë mirë, por kur s’ka… ikim në shkollë ashtu. Mami na bën bukë me salcë, nuk ka asgjë tjetër. Me salcë, vetëm me salcë na e lyen bukën mami. Unë dua të kem një shtëpi dhe të shërohet mami… është shumë sëmurë.

Djali i vogël i Pranverës përlotet. I del shpesh në ëndërr i ati i shuar

Djali: Ka ndërruar jetë babi. Më ka marrë malli shumë. Më thoshte kur ishte gjallë të mos e lija shkollën sepse do më duhej… E shoh shpesh në ëndërr, më thotë mos u mërzit. Babi do të jetë afër teje gjithmonë (qan)… më merr malli shumë për të.

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” së bashku me dy mërgimtarë nga Zvicra vendosën të bëjnë diçka për tragjedinë që përjeton çdo ditë kjo familje. Emisioni shkoi në çadrën ku jeton Pranvera me fëmijët dhe i tha që të bëhen gati për të ikur diku. Pranvera dhe fëmijët mbledhin ato pak rroba që kanë dhe veshur me teshat e trupit nisen drejt të panjohurës. Pranvera thotë se nuk e di se çfarë do të ndodhë.

Pranvera: Se ku do të shkojmë nuk e di, Zoti mendoftë për ne, se fëmijët e mij kanë vuajtur gjithë jetën. Qoftë rrugë e hajrit atje ku do të ikim, këtu mos ardhshim më, sepse ishte një vend plot vuajtje.

Makina ndalon dhe përpara jetimëve dhe Pranverës shfaqet Elvis Naçi me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij. Është një ditë e shënuar dhe Elvisi me Fatmën i tregojnë rrugën Pranverës. Të gjithë ndalojnë përpara një dere banese dhe Fatma i jep lajmin e madh Pranverës.

Fatma Naçi: Pranvera ke vuajtur shumë dhe ajo që gjendet këtu brenda… ti e meriton plotësisht. Urdhëro çelësat dhe hape këtë derë.

Pranvera: Zoti ta shpërbleftë… nuk po gjej dot fjalë

Pranvera: Më duket si ëndërr, nuk arrij ta besoj dot. Zoti ua shpërbleftë… gjithë jetën kam vuajtur jashtë mase, por nga ai lart nuk kam hequr dorë

Naçi: Ne po ashtu e kishim ëndërr, që fëmijët e tu të jetojnë me shanse të barabarta si gjithë fëmijët e tjerë. Ta gëzoni, sepse është një shtëpi e mrekullueshme, 120 metra. Ti zonjë ke rritur 7 fëmijë jetimë dhe ne e kishim për detyrë që të të gjenim një banesë të përshtatshme, pranë shkollës e spitalit.

Pranvera: Zoti të bekoftë (qan)

Naçi: Daniel, këtu do të rrinë motrat. Nuk ke punë këtu ti, hajde ta tregoj unë dhomën.

Pranvera: Të falënderoj shumë, i falënderoj të gjithë shqiptarët

Naçi: Daniel mos u mërzit asnjëherë. Ja shikojë se çfarë u bë, si të ndërroi jeta. Prandaj ne po të jemi bashkë, të gjithë shqiptarët, mund të bëjmë kaq shumë

Pranvera: Ju falënderoj nga gjithë shpirti, që menduat për fëmijët e mi… të paktën nuk do u bjerë shiu… nuk e besoj ende (qan)

Pranvera: Shumë shqiptarë erdhën atje dhe më ndihmuan kur më panë në emisionin tuaj. Më dukej si ëndërr, kisha ushqim t’i jepja fëmijëve të mi. Unë dua të them që të gjithëve ata që kanë ndihmuar, unë i pres në shtëpi… unë nuk jam e pasur, por të gjithëve do doja t’u jepja bukë e kripë e zemër.

Pranvera: Kam një lutje për ju… po sikur të vijnë të ma marrin shtëpinë?

Elvis Naçi: Jo Pranverë, banesa është e jotja me letra, askush nuk do vijë

Pranvera: Më fal, nuk e besoj dot ende

Por kush janë dy shqiptarët që jetojnë në emigracion në shtetin e Zvicrës, dy prej kontribuuesve më të më mëdhenj për blerjen e shtëpivë për Pranverën dhe 7 jetimët e saj.

Adnan Fazlliu dhe Rijad Bajrami, të dy shqiptarë që jetojnë në Zvicër janë kontribuuesit. Vetëm Rijadi dha për këtë familje 20 mijë euro dhe u shpreh se së bashku me Adnanin do të vijojnë ta ndihmojnë familjen. Rijadi u shpreh se për tre vite me rradhë ai së bashku me të atin do të dhurojnë muaj për muaj mbi 150 euro për Pranverën, në mënyrë që ta ndihmojnë të rimëkëmbet.

Adnan Fazlliu: Shqiptarët janë një trup dhe kur lëngon një gjymtyrë, lëngon gjithë trupi. Unë shpresoj që një ditë të mos ketë më nevojë për emisionin dhe të gjithë shqiptarët t’i ndihmojnë shqiptarët e tyre.

Naçi: Do doja ta thoja diçka. Bashkëshortja e Adnanit kur e pa rastin, i tha Adnanit se nëse familja e ka për detyrë të bëjë të mirë, sot ka ardhur dita.

Rijad Bajrami: Si prind i 4 fëmijëve, isha shumë i prekur natën kur pashë historinë e Pranverës. Ne shyqyr Zotit i kemi kushtet dhe kur e pamë, ishte diçka shumë e prekshme. Nuk e ndija veten aspak mirë dhe u preka shumë. Fola me Elvisin dhe…

Fazlliu: Ishte e rëndë kur e pashë atë nënë e cila përballej me atë vështirësi të madhe. Jo rastësisht do doja të thoja se pas çdo dimri vjen Pranvera, ashtu siç e ka emrin edhe ajo nënë. Por kjo nuk e vetmja gjë, ne shpresojmë që t’i jemi përkrah asaj familje dhe unë dhe Rijadi kemi biseduar që asaj familje t’i rrimë përkrah që t’ja lehtësojmë jetën me një pension.

Rijadi: Ne kemi vendosur që për tri vitet në vijim t’i japim nga 150 euro muaj për muaj asaj familje.

Në përfundim të emisionit, Elvis Naçi iu dhuroi Adnanit dhe Rijadit një dhuratë simbolike mirënjohje për kontributin dhe ndihmën ndaj njerëzve në nevojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...