The Associated Press: Rama paralajmëron letrën e tetë për Bashën por …pas zgjedhjeve?!

Kryeministri Edi Rama tha në një intervistë për The Associated Press se qëllimi kryesor i opozitës është të dëmtojë negociatat për anëtarësimin në BE.

Ai u shpreh i vendosur se zgjedhjet lokale do të mbahen pavarësisht trazirave të opozitës që kanë nisur që nga mesi i shkurtit.

“Është bërë për të ndikuar negativisht. Përpjekjet e tyre bëhen për t’i treguar Europës se ky vend nuk është i qëndrueshëm, dhe nuk meriton të merret seriozisht,” tha ai.

Rama tha se tashmë është koha për të dëgjuar njerëzit ndërsa deklaroi se do të rifillojë thirrjet për dialog pa kushte pas përfundimit të zgjedhjeve.

Ai deklaroi se argumentet që sjell opozita për qëndrimet e saj nuk janë të qëndrueshme, duke i quajtur përpjekjet e tyre një plan për të dëmtuar negociatat me BE.

Kreu i qeverisë përsëriti deklaratën me të cilën argumenton qëndrimin e opozitës duke thënë se ato i tremben reformës në drejtësi.

“Epoka e mosndëshkimit do të përfundojë dhe ky është problemi” për opozitën, tha ai.

Thirrjet për dialog të kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës u ‘stopuan’ me nisjes e fushatës zgjedhore. Më herët ai i ka nisur liderit demokrat 7 letra publike ku e fton këtë të fundit të nisin bisedimet për zgjidhjen e krizës politike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...