Një deklaratë e Trejsi Sejdini në “Why not” ka ndezur sherr mes Encës dhe Roza Latit. “Sa është një Enca janë tre Trejsi. Si mund të mos jetë evirgjer Enca. Kush e mban në krik Encën”, u shpreh Trejsi gjatë emisionit, e pyetur nga fansat.
Për këtë deklaratë Enca foli e ftuar në “Xing me Ermalin”, së fundmi, ku u shpreh se vajzave që flasin me një fjalor të tillë i vë vizën dhe tregoi se i vjen shumë inat me emisionet që ftojnë personazhe të tillë për të folur kundra saj duke iu drejtuar kështu Roza Latit.
Roza reagoi ditën e sotme me anë të disa postimeve në Instastory ku ndër të tjera shkruante: “Artiste mos i jep kaq shume rendesi vetes. Per ofendimin qe me ke bere mua, duke i dhene kaq shume rendesi vetes,
ke treguar vetem nje fryme inferioriteti, ligesie, qe pertej syçkave te bukura dhe formave te tua fizike qe jane endrra jote me syte hapur ne instagram, ben veten protagoniste, kur je fundi i fundit te bishtit te Kavallit ne boten tone, ne boten time”.
Pas kësaj deklarate të Rozës, Enca ka reaguar me një video ku shfaqet duke kënduar këngën e saj të papublikuar ende. “Baby ti je xheloze për mua”, dëgjohet të këndojë Enca teksa ka shkruar: “Mund ta gjesh veten këtu zemër”.