Shenjat më hipokrite të horoskopit, janë aq të shtirura sa ju ”vrasin” natën e ju qajnë ditën

Askush nuk do të donte të kishte një hipokrit/hipokrite në jetën e tij, megjithatë ata jnë aty poshtë hundës sonë. I ndeshim kudo në rrugë, në punë, por edhe në ambientin familjar e shoqëri. Për fat të keq nuk e kemi të zhvilluar nuhatjen për të dalluar hipokritët, por yjet mund të na vijnë në ndihmë. Dikujt mund t’i pëlqejë e dikujt tjetër jo, por sipas astrologëve 3 janë shenjat e horoskopit më hipokrite që bëni mirë t’i mbani larg nga jeta jua.

Binjakët: E dinim prej kohësh që Binjakët janë shenja më e pavendosur dhe e dyzuar e horoskopit, pore mesa duket të lindurit nga 21 maji deri më 21 qershor janë edhe më hipokritët sipas astrologëve. Personat që i përkasin kësaj shenje nuk janë kurrë të kënaqur me atë që kanë dhe kërkojnë gjithmonë e më shumë, por këtë e bëjnë duke u shtirur, mashtruar dhe gënjyer njerëzit që kanë pranë. Në përgjithësi flasin pas shpine dhe kur kapen me presh në duar, mundohen t’ju hedhin hi syve duke ju manipuluar.

Gaforrja: Të lindurit në shenjën e Gaforres janë shumë të ndjeshëm, u pëlqen t’i dramatizojnë situatat, e në të njëjtën kohë edhe të shtiren paturpësisht për të dalë nga situata. Në ndryshim nga Binjakët, që hipokrizinë e kanë pjesë të pandashme të karakterit të tyre, Gaforret e kanë të lidhur me gjenden e tyre emocionale. Një ditë janë të gatshme t’ju dhurojnë gjithë botën, e të nesërmen bëjnë sikur nuk ju kanë njohur kurrë. Përveç se hipokrite, Gaforrja është gjithashtu mosmirënjohëse.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...