Producenti i Luana Vjollcës tregon perfeksionin e saj

420

Para disa javësh këngëtarja shqiptare Luana Vjollca publikoi këngën “Sonte” në bashkëpunim me Ramadan Krasniqin e cila tashmë ka arritur 2.2 milionë shikime.

- PUBLICITET -

Producenti i këngëve të saj, Bini Nebihu, që gjithashtu ka realizuar produksionin e këngës së saj të fundit ka folur në një intervistë në emisionin “Ditë për Ditë” në “Klan”, ai u pyet nga Liesa Haxhiasllani nëse Luana është aq llasticë sa ç’e bëjnë, ai u përgjigj:

“Është këmbëngulëse, është shumë këmbëngulëse. Ka shumë kërkesa. Punon non stop, që ta bëjë gjithmonë e më mirë. Mund të them se 90 përqind të këngëve, ka ndenjur në studio deri në ditën e fundit.”

Ai zbuloi gjithashtu se Luana ka shumë këngë të reja, gati për t’i publikuar së shpejti. Është thjesht çështja sa t’i mbushet mendja.

- PUBLICITET -