Si të çelni ngjyrën e flokëve në kushtet e shtëpisë me përbërësit që na ndodhen në kuzhinë

Me ardhjen e verës shumë vajza dëshirojnë të eksperimentojnë me flokët dhe të çelin ngjyrën e tyre. Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë grup, por dëshironi ta kurseni takimin te parukierja dhe të zgjidhni një mënyrë tjetër që do t`i dëmtojë më pak flokët tuaj sesa dekoloranti, atëherë po ju vijmë në ndihmë. Me siguri keni dëgjuar se ka ekzistojnë mënyra për të çelur ngjyrën e flokëve në kushtet e shtëpisë.

Shumë parukierë sugjerojnë disa përbërës natyralë që do t`ju ndihmonin shumë në këtë rast. Këta përbërës janë: lëngu i limonit, uthulla, kamomili dhe soda e bukës. Lëngu i limonit dhe kamomili janë mënyrat më të sigurta për të çelur ngjyrën e flokëve gradualisht pasi janë të buta delikate për flokët. Nga ana tjetër, uthulla dhe soda e bukës janë më agresive dhe eksziston mundësia që t`jua dëmtojnë flokët.

Gjithsesi nëse vendosni të çelni ngjyrën me cilindo nga përbërësit e mësipërm, parukierët sugjerojnë t`i aplikoni ata vetëm në majat e flokëve dhe jo në rrënjë. Mos harroni të përdorni edhe maska për të ushqyer dhe për t`i kthyer shkëlqimin flokëve. Po ashtu, duhet të tregoni durim, pasi rezultatet duan kohë që të vihen re.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...