“A E KE MENDUAR DORËHEQJEN?” Përgjigjet Rama: JO! Nuk mund të tradhtoj qytetarët

I pyetur nëse ka menduar të japë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama thotë se nuk e menduar një hap të tillë, pasi siç thotë nuk mund të tradhtojë qytetarët, të cilët i kanë dhënë mandatin.

“Unë kam një detyrë që ma ka ngarkuar shumica e shqiptarëve dhe qytetarët nuk i tradhtoj kurrë”, ishte përgjigjja që dha Rama.

Ndërkohë, analisti Neritan Sejamini e ka pyetur kryeministrin Edi Rama se kur do të largohet nga politika sepse deri më tani ka 21 vjet në politikë. Shefi i qeverisë iu përgjigj duke i thënë se për momentin as nuk e ka çuar ndërmend largimin.

“Është e vërtetë që kam në politikë qysh në vitin 1998. S’kam qenë në nivelet më larta, por ministër Kulture dhe falë meje kjo ministri u bë e rëndësishme.

Pastaj u bëra kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe falë meje u kthye Tirana në një qendër të rëndësishme si niveli i dytë i pushtetit.

Pastaj u bëra kryetar i PS, kalova opozitën dhe sot jam këtu.

Nëse do kisha ndjesi se qeverisja po shkon jo mirë, nën sensin e objektivave dhe rezultateve dhe gjërat që duhen bërë, ose nëse do kisha ndjesinë e lodhjes do e kisha menduar, por s’kam as të parën as të dytën dhe mbi të gjitha kam sensin e palëkundshëm të detyrës ndaj njerëzve dhe do ta çoj këtë punë deri në fund.

Për sa i përket kësaj që dalin në rrugë, aty është një popull imagjinar, me punonjës bashkish, kanalizimesh…”, deklaroi Rama në “Open”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...