Nga dhëmbët e rënë deri tek kutitë bosh, zbuloni ç’mesazh po u çon Universi nëpërmjet këtyre ëndrrave

Dega e shkencës që merret me studimin e ëndrrave quhet onirologji, oniro do të thotë ëndërr në greqisht dhe logos fjalë ose mësim, dije. Ëndrrat janë përjetimi i shikimit të pamjeve, dëgjimit të tingujve, apo ndijimeve të tjera në gjumë. Njerëzit janë magjepsur prej ëndrrave shekuj më parë dhe poetët, filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si p.sh. kënaqësi, pikëllim, frikë, makthe etj. Për të analizuar një ëndërr, nevojitet të përqendrohemi tek elementët ose simbolet e veçanta dhe më poshtë do të njiheni me interpretimin e 10 simboleve të ndryshme.

Kutitë: Mister, sekret dhe zhgënjim
Një kuti bosh do të thotë që ju do të zhgënjeheni për diçka në jetën tuaj. Nga ana tjetër, një kuti e hapur do të thotë që ju duhet të flisni me dikë për diçka që ju shqetëson.

Të biesh nga lartësitë: Humbja e kontrollit, risk dhe brengë
Frika e dështimit në jetën reale është pasiguri në ëndrrat tuaja. Ndjenja e rënies tregon se ju keni humbur kontrollin mbi disa gjëra.

Macet: Spiritualitet, feminilitet dhe forcë
Mendja juaj po ju thotë se ju jeni të fortë. Nuk ka asgjë që mund t’ju shkatërrojë në këtë moment.

Dhëmbët: Shëndet dhe plakje
Duhet të keni kujdes me shëndetin tuaj dhe me regjimin ushqimor pasi dhëmbët lidhen drejtpërdrejt me plakjen e organizmit.

Milingonat: Punë e vështirë dhe nervozizëm
Milingonat në ëndërr simbolizojnë lidhje të fortë dhe marrëdhënie të shëndetshme me të dashurit tuaj. Megjithatë kini kujdes nga disa persona që ushtrojnë presion mbi ju për t’ju hapur probleme.

Fluturim: Liri, kurajë dhe pozitivitet.
Nëse keni fluturuar në ëndërr, kjo do të thotë që ju jeni në prag të marrjes së një vendimi të madh që do t’ju lirojë.

Baltë: Shqetësim
Ju jeni të shqetësuar në lidhje me diçka. Kjo do të thotë që ju jeni të mbërthyer në një situatë dhe nuk dini se çfarë rruge të merrni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...