Elda Shabani: Ja kapa mjekrën dhe i thashë, bukurosh eja këtu

E njohur si Madona Shqiptare, këngëtarja Elda Shabani, ishte e ftuar këtë pasdite në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku foli për rikthimin e saj në skenë dhe jetën personale. Nëna e dy fëmijëve, tregoi se gjithë këto vite mungesë në skenën shqiptare, i kanë bërë mirë, jo vetëm për t’ju përkushtuar fëmijëve, por edhe për t’u “pjekur” vetë.

Prej kohësh ajo ka ndërtuar një jetë të re në Zvicër, aty ku punon si psikologe dhe është martuar me bashkëshortin 8 vite më të ri. Lidhur me këtë të fundit, 43 vjeçarja tregoi se e sheh si fëmijën e tretë, jo vetëm nga diferenca në moshë, por edhe për shkak të ngacmimeve që ai merr nga vajzat e reja.

Mjaftoi vetëm një foto e tij në led që Elda të shprehte gjithë dashurinë për bukuroshin apo “bebun” e saj, siç preferonte ta thërriste ndryshe.

“Bashkëshorti im është pak king dhe filluan disa femra ta ngacmonin në syrin tim, t’i flisnin, njëra ja bënte me sy dhe ky për momentin u hutua”, tha Elda, teksa po tregonte një nga skenat kur ishte bërë me të vërtetë xheloze. “ Unë e di që ai është shumë i sinqertë, por ajo xhelozia më hëngri këtu nga brenda. Ai është mjekrosh dhe ia kapa mjekrën: bukurosh eja këtu, i thashë”, përfundoi ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...