Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një prej temave më të nxehta që shoqëron çdo konsumator sa herë që shkel në supermarket apo ndalet të bëjë pazaret e radhës në tregun e fshatarëve.
Edhe pse Autoriteti Kombëtar Ushqimor u bën thirrjeve qytetarëve të mos krijojnë panik pasi ushqimet që qarkullojnë në vend janë të gjithë të certifikuara,
rastet abuzive të denoncuara nga qytetarët dhe mediat në vend janë për të vënë duart në kokë. Rasti më i fundit lidhet me një domate, brenda së cilës është rritur një luleshtrydhe !
Videoja është publikuar nga Olti Curri në Instagram dhe na ka shokuar!