Sondazhi/ 70% e qytetarëve nuk duan shtyrjen e zgjedhjeve

Opozita e bashkuar do të mblidhet në protestën e 6 kombëtare, ku synohet largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe një qeveri tranzitore që do të mundësonte, sipas tyre zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ditëve të fundit në fjalimin e liderit demokrat është artikuluar edhe kërkesa për shtyrjen e zgjedhje. Teksa mazhoranca shprehet e hapur për dialog, por pa negociuar 30 qershorin, presidenti Ilir Meta ka ofruar mandatin e tij madje është i gatshëm që të shtyjë zgjedhjet, nëse mes palëve ka konsensus politik.

Nisur nga zhvillimet politike në vend, Report Tv dhe Shqiptarja.com ka pyetur qytetarët nëse janë dakord për shtyrjen e datës e zgjedhjeve. Sondazhi është hapur në orën 07:00 në emisionin e mëngjesin “Shtyi i ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu. Përgjatë tre orëve, kanë marrë pjesë në votim 2300 persona, nga të cilët 70% e tyre nuk duan që zgjedhjet vendore të shtyhen, e ndërsa 30% e tyre kanë votuar pro.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...