Aleanca LGBT, komuniteti i Lesbikeve, Gay, Biseksualëve dhe Transeksualëve kanë zhvilluar ditën e sotme paradën e tyre në kryeqytet.
Nga ana tjetër të shumtë janë edhe ata të cilët dalin hapur kundër këtij fenomeni. Në ndër to është dhe aktori i humorit Julian Deda. Përgjatë viteve Juli është shprehur kundër LGBT-së duke mbajtur linjë konservatore dhe pro familjes tradicionale.
Pak minuta më parë, nëpërmjet ‘Instagramit’ Juli kërkoi që ata të largohen nga Tirana, të paktën për sot.
“E tmerrshme. Prapë kanë dalë në rrugë ata që duan të martohen burrë me burrë? Ikni nga Tirana sot…!” shkruan Juli në rrjetin e tij social.
Kjo nuk është hera e parë që aktori reagon kundër këtij komuniteti duke dalë hapur me deklaratat e tij./News31