“Çdo mëngjes prej 34 vitesh”, Gëzim Nika tregon pse i vijnë shoqet e gruas në shtëpi

Këngëtari shqiptar Gëzim Nika, i cili njihet për koncertet e tij në të gjitha vendet kudo që ka shqiptarë, ka treguar detaje nga jeta e tij private.

I ftuar në “Mos i fol shoferit”, Gëzimi rrëfeu se është i martuar prej 34 vitesh me gruan e tij Anxhelinën dhe madje e respekton shumë atë.

“Ne kemi lindur të martuar. Kemi shumë vite bashkë dhe unë jam një burrë i mbarë,”– tha këngëtari teksa shkaktoi shumë të qeshura në sallë.

Ai tregoi më tej edhe një detaj mjaft të veçantë, që mbledh edhe shoqet e gruas në shtëpi.

“Unë jam aq burrë i mbarë, saqë mëngjes për mëngjes, prej 34 vitesh jabëj unë kafen gruas. Madje e bëj shumë të mirë, sepse me kohë praktikohesh. Dhe të them diçka? Edhe shoqet egruas thonë ‘vetëm po e bëri Gëzimi kafen do vijmë te shpia, prandaj vijnë’,”- tha këngëtari Gëzim Nika.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...